Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Tetovë tha se dy javët e ardhshme do të jenë kritike negociatat me Bullgarinë, gjegjësisht për heqjen e vetos përpara vendimit të mundshëm në Bruksel për marrjen e datës për Maqedoninë e Veriut, përcjell Nistori.
“Qershori e jep shansin më të mirë për fillimin e negociatave. Ka edhe dy javë për të kapërcyer dallimet me Bullgarinë. Ekziston propozim konkret nga Portugalia që ne e vlerësojmë si bazë të mirë”, tha Osmani.
Ministri, ndër të tjera shtoi se ndërmjetësimi ndërkombëtar është i mirëpritur, sepse çështjet bilaterale janë “kontaminuar”, pavarësisht marrëdhënieve konstruktive së fundmi me Sofjen. /Nistori/