Shenjat që jep trupi dhe si të kuptoni dhimbjet e apandesitit

    Në ditët e sotme, sa herë që kemi një dhimbje ose problem shëndetësor, gjëja e parë që bëjmë është të kërkojmë në internet. Një lojë doktorash, që nuk na takon ta luajmë për hir të shëndetit.

    Le të marrim shembullin e dhimbjeve të stomakut që shpesh ngatërrohen me ato të apandisitit. Duke qenë se çdo dhimbje është specifike dhe ka padyshim një shkak, interneti nuk mundet të na e tregojë as sqarojë, sepse çdo problem mund të diagonstikohet vetëm nga mjeku.

    Çfarë Është Apendiksi
    Apendiksi është një organ i vogël në formën e gishtit që ndodhet në anën e poshtme të djathtë të abdomenit. Në moshë të vogël, apendiksi është shumë i dobishëm për sistemin imunitar. Ai ndihmon trupin të luftojë sëmundjet. Me kalimin e moshës, apendiksi resht së funksionuari dhe është i panevojshëm.

    Çfarë Është Apandesiti
    Apandesiti është një sëmundje që shkaktohet nga bllokimi dhe inflamacioni i apendiksit. Ky inflamacion shkakton vështirësi në rrjedhën e gjakut. Organi mund të shpërthejë duke e shpërndarë infeksionin në pjesë të tjera të sistemit tretës. Nëse apandesiti nuk trajtohet në kohë, mund të jetë vdekjeprurës.

    Cilat Janë Simptomat e Apandesitit
    Apandesiti shfaqet me shumë simptoma, por ato kryesoret janë:
    • Dhimbje të forta barku,
    • Të vjella dhe të përziera,
    • Konstipacion ose diare,
    • Fryrje abdominale
    • Temperaturë dhe ethe
    • Humbje e oreksit

    Si Të Kuptoni Nëse Ka Shpërthyer Apendiksi
    Për fat të mirë, apendiksi nuk shpërthen pa paralajmërim. Sipas mjekëve, njeriu përballet si fillim me simptomat e mësipërme dhe më kryesorja është dhimbja e mprehtë e barkut përreth kërthizës dhe me drejtim në anën e djathtë të poshtme të barkut. Pra, dhimbja e fortë që shpërndahet në zonën e stomakut është shenja më kryesore. Dhimbja përshkruhet si e padurueshme dhe duket sikur bëhet më e fortë pas çdo lëvizjeje. Kolla apo tështima mund ta përkeqësojnë atë. Nëse mendoni se apendiksi juaj ka shpërthyer ose është shumë pranë shpërthyerjes atëherë duhet të nxitoni menjëherë drejt spitalit. /AgroWeb/

    Lajmi Paraprak

    Eurointegrimet | Osmani në Tetovë: Dy javët e ardhshme janë kritike për RMV-në

    Lajmi i rradhës

    Vaj ulliri dhe aloe vera | Trajtimi ushqyes që ju duhet për shëndetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë