Spitali i Tetovës nuk ka vend parkime të mjaftueshme, kaosi bllokon edhe autoambulancën

    Nuk është ditë pazari, as oborri i tregut nuk është! Është oborri i Spitalit klinik në Tetovë. Kjo pamje me bllokimet e rrugëve brenda spitalit është bërë makth i përditshëm, jo vetëm për pacientët që vërtetë kanë nevojë, por edhe për makinat e urgjencës, të cilave ndonjëherë ju duhet disa minuta për ta futur pacientin brenda, shkaku i makinave të parkuara vend e pa vend.

    “Tepër na pengon. Aq i rënduar është parkingu sa që na zënë edhe vendin tonë të makinave të urgjencës. Shumë shpesh kemi problem të parkojmë edhe makinat tona të urgjencës, kjo tepër pengon. Nuk e di a është parkim i pakontrolluar apo numër i madh i makinave nuk e di. Do i kisha lutur vozitësit që kur të dëgjojnë sinjalet tona qoftë dritat apo sirenat të na mundësojnë kalim sa më të shpejtë”, deklaroi Lubisha Ristovski, Vozitës i makinës së urgjencës.

    Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës Pëllumb Vela, për Alsat është shprehur se plan ka, madje premton se deri në fund të verës do ketë ose parking në kate, ose zgjerim të parkingut aktual, por nuk zbuloi nëse ka projekt tashmë.

    “Problemi i parkingut besoj që do zgjidhet së shpejti. Ne kemi biseduar me Njësinë përkatëse që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, se a do bëhet parking në kate apo do zgjerohet ky që është aktual do vendosim bashkë. Besoj që me rregullimin e parkingut, do bëhet edhe puna e asfaltimit. Besoj deri në fund të verës të kryhet”, tha Pëllumb Vela, drejtor i Spitalit Klinik të Tetovës.

    “Parkimi vend e pa vend, madje edhe bllokimi i makinave të urgjencës, nuk është problemi i vetëm që ka spitali i Tetovës. I njëjti brenda oborreve të tij ka edhe problemin me dëmtimin tejet të madh të infrastrukturës, madje jo vetëm në oborre por edhe brenda spitalit”. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Fëmijët nga Ohri, Resnja e Dibra trajtohen në Strugë, qytetet kanë mungesë të pediatrëve

    Lajmi i rradhës

    Shoqata e Artistëve Figurativ të Tetovës vjen me ekspozitën kolektive “Salloni Pranveror 2023”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë