Filmi “I fshehur” i Arsim Fazlisë do të shfaqet në të gjitha kinematë e RMV, Kosovës dhe Shqipërisë (Video)

    Filmi “I fshehur” me skenar dhe regji nga Arsim Fazlija do të shfaqet në CINEPLEX të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë nga 25 Maji 2023, si rezultat i një bashkpunimi me produksionin e distribuimit të filmit CONSTANTIN FILM, njofton Nistori.

    Filmi “I fshehur” është dramë e bazuar në ngjarje të vërtetë ku nëpërmjet një çifti të posamartuar trajtohet dimansioni psikologjik, social dhe fetarë, të cilën shkenca e njeh si fenomen parapsikologjik, ndërsa feja si sihër ose xhindosje.

    Producent: Drita Mamuti Fazlija
    Drejtori i fotografisë: Dimitar Popov
    Montazh: Blagoja Nedelkovski & Arsim Fazlija
    Sound designer: Darko Sapasovski

    Në film luajnë aktorë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut si: Naser Rafuna, Gresa Pallaska, Bajrush Mjaku, Adrian Aziri, Ilire Vinca, Vebi Qerimi Hamdi Rashiti, Muzafer Etemi, Bashkim Ramadani, Teuta Ajdini, Ajete Rexhepoviq, Hysen Binaku, Mendim Murtezi, e shumë aktorë të tjerë.

    Filmi është financuar nha Agjencioni i Filmit të RMV në vitin 2018. Incizimi i filmit filloi po në 2018-n dhe ka zgjatur deri në fillimin e vitit 2019. Premiera e mbyllur (përshkak të Covid-19) u dha në 2021, e më pas filmi ka udhëtuar në festivale ndërkombëtare, të vendit ku edhe ka marrë disa çmime.

    International Moving Film Festival – BEST HORROR FILM GOLD
    Europe Independet Movie Festival GOLD AWARD – BEST ACTOR: NASER RAFUNA
    GOLD AWARD – BEST ACTRESS: GRESA PALLASKA
    GOLD AWARD – BEST FILM DIRECTOR: ARSIM FAZLIA
    PLANTIUM AWARD – BEST FEATURE FILM: “HIDDEN
    LAFA- Los Angeles Film Awards Best Actor: Naser Rafuna
    Best Picture “HIDDEN”: Arsim Fazlija
    Best Mystery Film “HIDDEN” CANNES World Film Festival.
    Best actor: Naser Rafuna
    Paws International Film Festival 2022 Best Narrative Feature “Hidden”
    Best Actor Naser Rafuna Europe Independent Movie Festival
    Best Actor Naser Rafuna Istambul Film Awards 2022 Best Actor Naser Rafuna

    Filmi gjithashtu do të shfaqet edhe nëpër të gjitha qendrat për kulturë të vendit ku nuk ka kinema. /Nistori/

    Sejvi Production
    Address:Ro. Van Vardarska no 10
    Email: [email protected]

    Lajmi Paraprak

    Agellov: Falënderojmë Ali Ahmetin që ka treguar gatishmëri për dëmshpërblimin e “branitellave”

    Lajmi i rradhës

    Fëmijët nga Ohri, Resnja e Dibra trajtohen në Strugë, qytetet kanë mungesë të pediatrëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë