FËMIJËT TË LËNË PASDORE | Prindërit më sy çelë ndaj rrjeteve sociale

    Prindërit me obligimet ditore e psikologët me punët administrative kanë lënë pasdore kategorinë më të ndjeshme që janë fëmijët dhe si përfundim, ata mbështeten në rrjetet sociale ku etika dhe morali janë ato që nuk ekzistojnë aspak dhe fatkeqësisht ato që po i shohin edhe po i praktikojnë me bashkëmoshatarët, u shpreh Blerta Ahmeti profesosh për Të drejtën penale. Rasti i fundit i regjistruar në Tetovë ku 11 vjeçarët kishin lënë një letër me kërcënime me emrat eshokëve dhe shoqeve të tyre sipas saj është pasojë e një hapsire interneti ku fëmijët “varen” çdo ditë.

    “Prindërit duhet që më shumë të punojnë me fëmijët, ekipet profesionale të punësuara në shkollat tona gjithashtu duhet të punojnë më shumë me fëmijët. Ajo që dua të vecoj është roli i psikologëve në shkollat tona ku ata janë më të përqendruar në punët administrative kur duhet që më shumë vëmendje tu kushtohet fëmijëve duke i këshilluar, por jo vetëm këshillim individual edhe këshillim në grup, bashkë me prindërit në mënyrë që ti njoftojnë me dukuritë e mundshme devijuese që mund ti bëjnë fëmijët”, tha Ahmeti.

    Ajo u shpreh gjithashtu se edhe numri i vogël i psikologëve dhe pedagogëve në shkolla është problem që sipas saj duhen merren masa për rritjen e këtij numri në institucionet arsimore, sidomos tani në kohën e delikuencës së të miturve.

    Lidhur me ngjarjet e ndodhura së fundmi u shpreh edhe sociologu Skender Iseni i cili theksoi se kohën e fundit njerëzimi në masë të madhe është i indinjuar nga veprime jo njerëzore të cilat janë determinuar nga vetë njeriu.

    “Masmedia cdo ditë komenton ngjarjet me veprime qëllimi i të cilave paraprakisht, është shkaktimi i dëmit, duke filluar dëmtimi fizik e deri tek ai mendor. Megjithatë shqetësimet e opinionit lidhur me këto fenomene agresiviteti që po na rrethojnë cdo kund ku ne veprojmë, në të gjitha shtigjet e jetës. Kjo ka kaluar të gjitha nivelet e tolerancës shoqërore dhe njeriu kudo që gjindet në vetvete bart një dozë të madhe të pasigurisë edhe pse, shikuar historikisht prej paraqitjes së njerzimit e deri sot njeriu jeton dhe vdes së bashku me agresivitetin”, u shpreh Iseni.

    Duke folur për teoritë të cilat ekzistojnë mbi agresivitetin e njeriut ai theksoi se ka teori të cilat sjelljen agresive të njeriut e shpjegon si rrjedhojë e natyrës së njeriut ku thuhet se njeriu për njeriun është ujk, por që falë civilizimit këto instikte e frenojnë këtë. ”Teoritë tjera potencojnë nevojën e njeriut si dicka vendimtare që determinon sjelljen e njeriut, pasi që njeriu lind ‘tabularasa’ por që falë përvojës në jetë, sjellja dhe veprimet e tij mund të shikohen si produkt i përvojës së tij. Modeli psiko-analitik i Frojdit që thekson pavetëdijen si kompetent të vecantë në sjelljen e njeriut, dhe burojnë sjellje të cilat shpërthejnë në forma të ndryshme të sjelljeve agresive. Frojdi thekson se tek njeriu dominojnë 2 instikte: ‘eros’-it që përkëledh jetën dhe karakterizohet me veprime pro-sociale të orientuara pozitivisht ndaj jetës si dhe “instikti i tanatosit” që karakterizohet me veprime a-sociale, sjellje të orientuar kundër jetës. Kemi edhe konceptin soco-biologjik dhe atë të trajtimeve motivuese qëshpjegojnë sjelljet agresive nga faktorët e jashtëm”, sqaron Iseni. /koha/

    Lajmi Paraprak

    TETORI ZBUT TARIFAT ROAMING / Diaspora përfiton nga uljet

    Lajmi i rradhës

    Kompanitë në RMV “qajnë” për punëtorë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë