Turbulencat politike frenojnë investimet në Maqedoni

    Edhe pse diaspora dibrane është e madhe si në SHBA ashtu edhe në Evropë, deri tani investimet të biznesmenëve dibran që jetojnë jashtë vendit janë minimale. Ka patur shumë takime të përfaqësuesve vendor me dibranët të cilët jetojnë në vendet të tjera, por që deri tani investimet që bëhen mund të thuhet se nuk kënaqin. Përveç investimit shumë serioz që ka bërë Ilir Sela që jeton në Nju Jork duke hapur call qendra jo vetëm në Dibër, por edhe në Ohër dhe Shkup, dhe disa biznesmen të tjerë që kanë investime modeste, edhe përkundrejt paralajmërimeve Dibra nuk ka parë ndonjë investim serioz tjetër. Kjo ndodh edhe pse numri i biznesmenëve dibran qoftë në Amerikë por qoftë edhe në Itali, Zvicër, Gjermani shtete të Beneluksit dhe shtete Skandinave, është i madh dhe i fuqishëm. Në bisedën që patëm me disa dibran të njohur në biznesin e që jetojnë jashtë vendit si probleme kryesore janë situata politike dhe ajo e sigurisë,jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në mbarë rajonin Ballkanik.

    Në takimet që kanë patur dekadën e fundit përfaqësuesit të pushtetit vendor në Dibër me diasporën dibrane dhe në këtë drejtim edhe kryetari aktual i komunës Hekuran Duka në SHBA, mërgimtarët që kanë bizneset e tyre kanë theksuar se duan t’i ndihmojnë vendlindjes. Por, ata gjithmonë kanë parasysh situatën në vendin tonë por edhe në rajonin më të gjerë. Në takimet me diasporën dibrane gjithmonë vjen në shprehje mënyra se si duhet t’i ndihmohet vendlindjes, por nga ana e biznesmenëve potencohet se nuk ka stabilitet politik dhe ekonomik. Në këtë drejtim analizat të Odave Ekonomike që veprojnë në Dibër, thonë se stabiliteti politik dhe ekonomik janë kyçe për të tërhequr investime. Po të njëjtën e potencojnë edhe përfaqësues të qeverisë në takimet me diasporën dibrane por jo vetëm ajo.

    Biseduam për gazetën KOHA edhe me aktivistin e shquar kombëtar por edhe biznesmen i njohur, dibrani Ramiz Duka i cili jeton në SHBA. Ai gjithmonë ka potencuar se duhet të gjenden mënyra se si t’i ndihmohet Dibrës. Ai thotë se investimet duhet të kenë qëllimin e pastër. Të hapin vende të reja të punës me qëllim që të mos migroj rinia, por njëkohësisht edhe ai që financon respektivisht investon të ketë leverdinë e tij ekonomike. Po të njëjtin mendim e ka edhe investitori i njohur Mexhit Capa, përndryshe pronar i Banjave të Dibrës Capa. Biznesmeni Ibrahim Kolari i cili një ndër të parët si mërgimtar investoi në një kompani në sferën e ndërtimtarisë, duke hapur kompaninë “Redi Miks Kolari”, poashtu potencon se për të investuar më shumë, nevojitet stabilitet, e atë nuk e kemi. Stabiliteti ekonomik dhe politik janë bazë për investime, thotë ai.

    Pushteti vendor në Dibër një vëmendje të veçantë i kushton edhe thithjes së investimeve, edhe atë nga ana e mërgimtarëve. Kryetari i Dibrës Hekuran Duka siç ka informuar në të gjithë takimet me diasporën dibrane ka potencuar nevojën që biznesmenët e njohur dibran të investojnë në Dibër. Ai poashtu ka pohuar se punë në Dibër ka edhe një ekip special i cili mund t’ju ndihmoj se si dhe ku mërgimtarët mund të investojnë. Në këtë drejtim poashtu komuna ofron edhe ndihmë në përgatitjen e dokumentacionit. Por, edhe në takimet që patëm këto ditë në Dibër me biznesmen dibran sidomos që jetojnë në SHBA, është dhënë vlerësimi se stabiliteti në Dibër normalisht lidhet me stabilitetin në vend. Bashkëbiseduesit tanë thonë se turbulencat politike dhe ekonomike janë pengesë e madhe për të investuar. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Shtrenjtimet në RMV në kurriz të konsumatorit

    Lajmi i rradhës

    Shumë mërgimtarë këtë verë e vizituan vendlindjen e tyre, Dibrën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë