Filipçe: Përgatiten protokolle që viti i ri shkollor të filloj me prezencë fizike

    Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi sot se Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Komisionin për Sëmundje Infektive janë duke përgatitur protokollet për kthimin e nxënësve në bankat shkollore dhe fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike.

    “Mendoj se po, protokollet përfshijnë kujdes, mbajtjen e distancës, ajrosjen e klasave, mospërzierjen e grupeve dhe kjo është një përvojë e dëshmuar edhe në vendet tjera. Dhe këto janë protokollet, do të jetë ashtu siç është gjithkund nëpër botë”, deklaroi Venko Filipçe.

    Ndërkohë sipas tij ndarja e dëftesave nuk lidhet me gjendjen epidemiologjike në vend.
    “Tani është koha e mirë dhe dëftesat mund të ndahen edhe në oborret e shkollës. Gjithçka që mund të organizohet në ambient të hapur në oborret e shkollës mund të organizohet”, tha Filipçe.

    Lajmi Paraprak

    Teknika maskuese izraelite i bën ushtarët ‘të padukshëm’

    Lajmi i rradhës

    National Geographic zyrtarizon oqeanin e pestë në botë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë