Ndërtimi i rrugëve në vendbanimet rurale, mundëson zhvillimin e fshatrave

    Këshilli i Komunës Dibër ka përcaktuar projektet prioritare në sferën e infrastrukturës rrugore për vitin 2022. Me propozim të kryetarit të komunës Hekuran Duka këshilltarët sollën vendime për përcaktimin e projekteve prioritare edhe atë për ndërtimin e rrugës Dibër deri në fshatrat “Bomovë” dhe Shushicë, rikonstruimin e rrugës lokale në fshatin turistik “Kosovrast i Poshtëm”, – faza e dytë si dhe për sanimin e rrugëve “8 Shtatori”, dhe “206”. Sipas sqarimeve që u dhanë nga sektori për urbanizëm thonë se këto rrugë janë prioritare meqë nevoja për ndërtim dhe sanim është prezente një kohë të gjatë. Kryetari i Komunës Hekuran Duka sqaroi se janë ndërmarrë të gjithë aktivitetet që në bashkëpunim me Agencionin për rajone të pazhvilluara të aplikohet dhe të përfitohen këta projekte prioritare në sferën e infrastrukturës rrugore. Një domethënie të madhe kanë ndërtimi i rrugëve në vendbanimet rurale, në fshatrat kufitare ku do të mundësohet rikthimi i jetës në këta fshatra sidomos në drejtim të përpunimit të tokës pjellore e cila është braktisur kohës së fundit.

    Poashtu kur është në pyetje përkrahja e projekteve për zhvillimin e qytetit u soll vendim për pjesëmarrje financiare të komunës Dibër për realizimin e projektit për përmirësimin e efikasitetit energjetik për rikonstruimin e objektit të shkollës fillore “Said Najdeni”. Pas miratimit të projektit nga ana e Këshillit regjional Planor Jug perëndim në një vlerë prej 6,4 milionë denarë, komuna Dibër merr pjesë me konfinancim prej 5.1 për qind. Poashtu këshilltarët u informuan edhe në lidhje me projektin e dytë që ka miratuar për Dibrën Këshilli regjional Planor Jug perëndim për vitin 2022 për furnizimin me mjete mekanike të ndërmarrjes komunale “Standard”, me një shumë prej 418 mijë denarë. Por, për këtë projekt komuna Dibër nuk merr pjesë me konfinancim. Të dy projektet kanë një domethënie të madhe, ka theksuar kryetari Hekuran Duka meqë ata drejtpërdrejt ndihmojnë në efikasitetin energjetik në shkollën fillore por edhe përmirësojnë situatën të mjeteve mekanike të ndërmarrjes komunale.

    Projektet prioritare në sferën e infrastrukturës por edhe dy projektet që janë fituar nga Qendra planore rajonale jug perëndim do të startojnë shumë shpejt. Në përputhje me projektet pritet që realizimi i tyre të përfundoj deri në fund të këtij viti. Nga sektori për urbanizëm theksojnë se projektet të cilët kanë marrë prioritet në komunën e Dibrës do të kenë efekte shumë të mëdha sidomos në zhvillimin e vendbanimeve rurale por njëkohësisht edhe ne qytet. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    “Franca ka rol kyç që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e BE-së”

    Lajmi i rradhës

    Mjedisi në RMV nën kthetrat e ndotjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë