Franca regjistron 1.000 vdekje gjatë valës së të nxehtit

    Franca i ka regjistruar 1.000 vdekje të tepërta gjatë valës përvëluese të të nxehtit që e ka mbërthyer Evropën, njoftoi të dielën Agjencia Kombëtare e Shëndetit Publik, duke paralajmëruar se numri i vërtetë i viktimave ka mundësi të jetë edhe më i lartë.

    Duke paraqitur vlerësimin paraprak të vdekjeve të tepërta, agjencia bëri të ditur se shumica e viktimave ishin njerëz të moshuar.

    Ajo shtoi se pret që shkalla e vdekshmërisë të rritet, pasi të bëhen të ditura më shumë të dhëna për vdekjet në shtëpitë e pleqve dhe në shtëpi të tjera.

    Evropa ka përjetuar temperatura përvëluese gjatë kësaj vale të të nxehtit, e cila është lidhur me dhjetëra vdekje, duke thyer rekorde temperaturash dhe duke shkaktuar ndërprerje në prodhimin e rrymës dhe duke dëmtuar infrastrukturën.

    Shkencëtarët kanë thënë se kjo valë e të nxehtit, e cila filloi më 20 qershor, është më e rënda e regjistruar ndonjëherë në Evropë, një kontinent ku klima po ndryshon më shpejt se mesatarja globale.

    Të nxehtit ekstrem po zbutet në Francë

    Vala e të nxehtit është zhvendosur drejt lindjes. Megjithatë, derisa shërbimi meteorologjik francez bëri të ditur se temperaturat ekstreme janë zbutur në pjesën më të madhe të vendit, disa zona në verilindje mbeten ende nën paralajmërim për valë të të nxehtit.

    Valë e të nxehtit ekstrem mbërthen qytetet e Evropës

    Një grua mbrohet nga dielli me një shall të gjatë në Nantes të Francës, më 23 qershor 2026.<br><br>Më shumë se gjysma e Francës më 23 qershor ishte nën alarm të kuq meteorologjik për shkak të temperaturave ekstreme. Meteorologët i vlerësojnë këto temperatura ekstreme si ngjarje të paprecedentë.
    1/10Një grua mbrohet nga dielli me një shall të gjatë në Nantes të Francës, më 23 qershor 2026.

    Më shumë se gjysma e Francës më 23 qershor ishte nën alarm të kuq meteorologjik për shkak të temperaturave ekstreme. Meteorologët i vlerësojnë këto temperatura ekstreme si ngjarje të paprecedentë.
    Një grua me çadër dielli ec mbi Urën e Mijëvjeçarit në Londër, më 23 qershor 2026.
    2/10Një grua me çadër dielli ec mbi Urën e Mijëvjeçarit në Londër, më 23 qershor 2026.

    Ministrja franceze e Shëndetësisë, Stephanie Rist, deklaroi për gazetën La Tribune se pasojat e valës së të nxehtit mund të vazhdojnë të ndihen deri në 10 ditë edhe pasi temperaturat të kenë rënë.

    “Ky episod nuk ka përfunduar ende”, tha ajo.

    Sipas Sante Publique, shumica e viktimave ishin njerëz të moshës 65 vjeçe e lart, megjithëse të gjitha grupmoshat e popullsisë janë prekur nga pasojat shëndetësore të të nxehtit ekstrem. REL

    Lajmi Paraprak

    Më shumë se një verdikt për katër ish-krerët e UÇK-së

    Lajmi i rradhës

    Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë