Fshati me një punëtor! Florenti ndihmon të gjithë të moshuarit

    Florenti është punëtori i vetëm i fshatit Kardhikaq në Finiq.

    Ai ndihmon banorët e moshuar të fshatit për t’ja dalë të mirëmbajnë kopshtet, të vjelin ullinjtë apo të bëjnë sistemime ndërtimore të vogla. E bën këtë punë prej 20 vitesh duke udhëtuar nga Delvina herë me makinë e herë me këmbë në një rrugë të amortizuar ku rrallë sheh mjete. Vite më parë kanë qenë disa punëtorë që ndihmonin zonën, por gjithë të tjerët janë larguar jashtë vendit ose në qytete më të mëdha.

    Në fshatin Kardhikaq, një zonë e thellë e bashkisë së Finiqit buzë rrugës së vjetër drejt Delvinës, tani jetojnë jo më shumë se 10 familje të moshuarish. Shpesh atyre ju mungojnë produkte bazike si ushqimet, kafja, detergjentët, barnat pasi udhëtimi drejt Delvinës kërkon mjete. Por ajo që mungon më shumë në fshat është kontakti me njerëzit.

    Në zonën e fshatrave që qëndrojnë nën hijen e malit të Sopotit, zjarri ka shkatërruar disa herë mijëra rrënjë pemë dhe ullinj, të cilat banorët po përpiqen t’i zëvendësojnë me shpenzimet e tyre. Rrjeti i shpërndarjes së energjisë është i amortizuar ndërsa edhe uji i burimeve të rralla të zonës nuk është më i pijshëm pasi hyn në tubacione. Brenda fshatrave të vegjël me bukuri të rrallë të Finiqit tani jeta rrjedh e trishtë dhe pa asnjë shpresë për rijetëzimin. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Pacientët që vuajnë nga sëmundja e veshkëve, kanë telashe me terapitë

    Lajmi i rradhës

    Gjyqtari i boksit zbulon se si mashtroi për t’i dhënë fitoren Manny Pacquiaos

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë