FSSh: sistemi të mbrojë mjekët nga presioni i pacientëve për barna të panevojshme

    Drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Sasho Klekovski, deklaroi se vitin e kaluar është rritur vlerësimi për mjekët amë, ndërsa tani presin rritje të përgjegjësisë së tyre.

    Kjo nënkupton respektimin e politikës së ndëshkimit në rast të tejkalimit të kuotave për përshkrimin e antibiotikëve dhe ilaçeve që përdoren për uljen e ankthit. Klekovski theksoi se ekziston vetëm një limit i përcaktuar, ndërsa do të shtohen kontrollet edhe për keqpërdorimet me pushimet mjekësore.

    “Sistemi do t’i mbrojë gjithashtu mjekët nga presioni për të përshkruar terapi të gatshme, sepse e dimë që ndonjëherë presioni vjen nga qytetarë që duan të marrin një ilaç pavarësisht nëse është i përshtatshëm për indikacionin e tyre. Forcimi i ndërgjegjësimit publik është gjithashtu i rëndësishëm. Për ne, më kritiku është përdorimi i Sumamed, i cili duhet të jetë një antibiotik për vijën e fundit të mbrojtjes, dhe vitin e kaluar patëm një rritje prej 23 për qind në përdorimin e tij”, tha Sasho Klekovski, drejtor i Fondit Shëndetësor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët po ‘ngjiten’ për muri nga shtrenjtimi, tregtarët vazhdojnë t’i rrisin çmimet

    Lajmi i rradhës

    Përderisa rryma shtrenjtohet, Filipçe dhe Mickoski gjejnë kohë për t’u grindur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë