Fushata e zgjedhjeve lokale në Kosovë fillon më 16 shtator

    Në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e planit operacional, ku u vendos që fushata zgjedhore të fillojë më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor.

    Në këtë plan operacional, janë të listuara të gjitha aktivitetet zgjedhore të cilat do të realizohen për përgatitjen e zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale.

    “Duke filluar nga dita e sotme dhe deri më 16 gusht, subjektet politike kanë afat për të paraqitur aplikimin e tyre për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjeve dhe dorëzimin e emrave të kandidatëve. Pas përmbylljes së procesit të certifikimit dhe tërheqjes së shortit, është paraparë fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët. Kjo fushatë është 30 ditore, sepse kështu parashihet në ligj. Fushata zgjedhore fillon më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor”, thuhet në komunikatë.

    Po ashtu, sipas këtij plani, 40 ditë është afati për aplikim për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës (10 korrik – 18 gusht), ndërsa periudha e votimit përmes postës për votuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës është 31 ditë (15 shtator – 15 tetor).

    Lajmi Paraprak

    Zaev: Me Janevin synojmë të arrijmë një hap përpara drejt zgjidhjes, problemi është dypalësh

    Lajmi i rradhës

    Pandemia shkaktoi numër rekord të vdekjeve në RMV gjatë vitit 2020 (Infografik)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë