Pandemia shkaktoi numër rekord të vdekjeve në RMV gjatë vitit 2020 (Infografik)

    Fotografia: Ilustruese

    Pandemia Covid-19 dhe ndikimi i saj në shëndetin e popullatës në RMV në vitin 2020 ka shkaktuar përqindje më të lartë të vdekshmërisë, edhe atë 26 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Vitin e kaluar, vdiqën 25,775 njerëz, që është numër i lartë i vdekshmërisë në bazë vjetore që nga viti 1995, kjo sipas Raportit Vjetor të Vdekshmërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Meta, përcjell Nistori.

    Covid-19 ishte shkaktari i tretë në vend i vdekjes gjatë vitit të kaluar, gati 11 për qind të vdekjeve të raportuara si rezultat i pandemisë. Si dhe në vitet e kaluara, pjesa më e madhe e vdekjeve kanë qenë nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut, sipas ICD-10 (kodi I00-I99), edhe atë 41.6 për qind të vdekjeve të përgjithshme në vend, e ndjekur nga neoplazmat (kodi C00-D48) me 15.2 për qind e të regjistruarve si të vdekur.

    Raporti statistikor tregon se shumica e vdekjeve në vitin 2020 ishin të gjinisë mashkullore, 13,914 ose 54 për qind e vdekjeve totale. Numri i vdekjeve të foshnjave ishte 108, ndërsa pjesëmarrje e tyre në numrin total e të vdekurve është me 0,4 për qind.

    Sipas muajve, numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në muajin nëntor (3,847 vdekje).

    Mosha mesatare e të vdekurve të gjinisë mashkullore është 71.6 vjet, gjegjësisht 75,3 vjet tek gratë, me çka për 3,7 vjet është më i lartë mosha mesatare te gratë.

    Raportet statistikore tregojnë se dekadën e fundit në Maqedoninë e Veriut mesatarisht në nivel vjetor kanë vdekur mes 19.000 dhe 21.000 persona, gjegjësisht gjatë vitit të kaluar, me pandeminë e Covid-19, numri është rritur në mënyrë shqetësuese për 5.000 vdekje më shumë.

    Nga gjithsej 25.755 të vdekur në vitin 2020, numri më i madh me vendbanim kanë qenë në Qytetin e Shkupit – 6.582. Në mes komunave që vitin e kaluar kishin mbi 1.000 të vdekur janë: Manastriti (1.504), Kumanova (1.336), Prilepi (1.214) dhe Tetova (1.022). /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fushata e zgjedhjeve lokale në Kosovë fillon më 16 shtator

    Lajmi i rradhës

    Alioski shënon golin e parë në Kampionatin Europian (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë