Fushata zgjedhore: intervistat me të gjithë kandidatët, përveç Bujar Osmanit

    Redaksia e portalit Nistori gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut ka zhvilluar një cikël intervistash me të gjithë kandidatët për kryetarë komunash, me qëllim informimin e drejtë dhe të balancuar të opinionit publik mbi programet dhe vizionet e tyre për komunat përkatëse.

    Në kuadër të këtij angazhimi, Nistori ka ftuar për intervistë të gjithë kandidatët e subjekteve politike që garojnë në këto zgjedhje. Të gjithë kandidatët e kontaktuar kanë pranuar të marrin pjesë dhe kanë dhënë përgjigje për pyetjet e redaksisë, me përjashtim të kandidatit të koalicionit “Aleanca Kombëtare për Integrim” për Komunën e Çairit, Bujar Osmani.

    Redaksia e Nistorit ka bërë disa përpjekje për ta realizuar intervistën me z. Osmanin, nëpërmjet formave të ndryshme, por deri në përfundim të afateve të planifikuara, nuk ka marrë përgjigje pozitive. Sipas komunikimeve paraprake, z. Osmani ka përmendur arsye të ndryshme që e kanë pamundësuar realizimin e intervistës.

    Si medium i pavarur, Nistori mbetet i përkushtuar ndaj parimeve të transparencës, barazisë së trajtimit dhe informimit të paanshëm të lexuesve, duke garantuar hapësirë për të gjithë aktorët politikë pa dallim.

    Edhe pse intervista me kandidatin e koalicionit AKI-së nuk është realizuar, redaksia jonë mbetet e hapur për ofrim të lexuesve tanë programin e tyre për Komunën e Çairit. Ndryshe, Nistori ka intervistuar kandidatët e dy palëve në taborrin shqiptar, edhe atë të komunës së Zhelinës, Tetovës, Gostivarit, Çairit, Bogovinës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Avokati i popullit hap linjë falas të telefonit për paraqitjen e shkeljeve të së drejtës zgjedhore

    Lajmi i rradhës

    A e hapin zgjedhjet lokale rrugën drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në RMV?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë