Gashi: nuk do të lejojmë falsifikimin e zgjedhjeve, pavarësisht çmimit

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka deklaruar se sot është dëshmuar edhe një herë se ky pushtet nga frika e humbjes së zgjedhjeve ka vendosur t’i manipulojë ata, përcjell Nistori.

    Sipas tij, në vend që të përballet me argumentet e tyre për plotësimin e KShZ-së, kryetari i Kuvendit ka ikur nga debati.

    “Nëse në këtë shtet duhet të argumentojmë për gjëra që janë aq të qarta, siç i përcakton rendi ligjor në vend, a mund ta marrim mend se çfarë është në gjendje të bëjë ky pushtet për gjëra që mund të interpretohen?! Kjo që ndodhi sot në Kuvend është argument se pushteti po përgatit falsifikim të zgjedhjeve dhe prandaj ky është alarm jo vetëm për neve, por edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë se në çfarë niveli po degradon demokracia në vendin tonë. Pas kësaj humb edhe kuptimi i pluralizmit”, ka deklaruar Gashi.

    Sipas Gashit, nuk do të lejojnë të grabitet vullneti i qytetarëve, pavarësisht çmimit, ndërsa prej tash i siguron qytetarët se pjesëmarrja jonë në zgjedhje, veç tjerash, e ka edhe rëndësinë e vendosjes së demokracisë në Maqedoninë e Veriut. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “PO NDOH KASAPHANE EKOLOGJIKE” / Drejtori i pyjeve, Miftari: Sejdiu të mos shpërqëndrojë opinionin nga dështimet e veta

    Lajmi i rradhës

    Vseviov: prania e Lavrovit në Shkup, “cirk”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë