Gashi për Nistorin: do të jem kryeparlamentar i ardhshëm i kuvendit të RMV

    Afrim Gashi, kryetar i Alternativës / Tubimi i VLEN në Zhelinë / Fotografia: Emir Hamzi / *Fotografi ilustruese

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi në një intervistë për televizionin Alsat, ka konfirmuar se emri i tij lakohet për postin e kryeparlamentarit, megjithatë, ende kjo nuk është e definuar plotësisht dhe se gjithçka do të dihet në ditët në vazhdim. Gashi, ka konfirmuar se VLEN do t’i ketë gjashtë ministri dhe shtatë zv/ministri, njëri zv/kryeministër.

    “Mendoj se gjatë kohë jemi marrë me simbolika, kjo ministri, ajo pozitë, dhe e kemi parë se shqiptarët na kanë ikur nga vendi, gjendja ekonomia është vështirësuar, standardi i jetës na është përkeqësuar, arsimi ka degraduar dhe duhet ta konstatojmë, dhe mesazhi i shqiptarëve më 8 maj është se na duhet një ndryshim në qasjen e politkbërjes dhe ne e kemi marrë këtë mesazh”, tha Gashi duke shtuar se ata në qeveri do të punojnë me qëllim që rezultatet e qeverisjes së tyre t’i ndjejë qytetari.

    Por, Nistorin nga Alternativa konfirmojnë se Gashi do të jetë kryeparlamentar i ardhshëm i kuvendit të RMV-së. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Spasovski: sjellja e partnerit të koalicionit, ka ndikuar në rezultatin e keq zgjedhor të LSDM-së

    Lajmi i rradhës

    Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi Rezolutën për Srebrenicën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë