Digjitalizimi i universiteteve në Maqedoni, i patjetërsueshëm

    Në Debatin publik të kushtuar digjitalizimit të shërbimeve universitare me temë “Reformat digjitale në arsimin e lartë modern – perspektiva rinore” – organizuar nga Instituti i Avancuar për Lidership Politik, është konkluduar se digjitalizimi i shërbimeve universitare është një nevojë dhe domosdoshmëri e studentëve për të pasur një arsim të lartë më cilësor në vendin tonë.

    Profesoresha Hristina Spasevska, prorektore për mësimdhënie në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” – Shkup, tha se digjitalizimi i shërbimeve universitare nuk është një proces i lirë dhe i lehtë. Sipas saj, digjitalizimi nuk kërkon vetëm blerjen e softuerit, por kërkon staf ekspert dhe të trajnuar. “Ajo duhet të ruhet, derisa për momentin është e vështirë për ne që të mbajmë stafin e IT-së me paga administrative. Gjithashtu, ne jemi duke e zhvilluar vetë këtë sistem në UKIM me burimet tona, por jemi të vetëdijshëm se këto mjete duhet të përditësohen dhe ndryshohen vazhdimisht. Nëse nuk ndërtojmë një koncept të qëndrueshëm për avancimin e digjitalizimit në arsimin e lartë, nuk do të arrijmë askund, as nuk do të përparojmë”, theksoi profesoresha Spasevska. Ajo shtoi gjithashtu se të gjitha universitetet duhet të dalin me projekte serioze dhe një vlerësim real që u nevojitet si mbështetje nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe donatorë ndërkombëtarë për të kërkuar mbështetje financiare për avancimin e digjitalizimit.

    Profesori universitar Xhemal Zenuni nga UEJL theksoi se digjitalizimi i jep vlerë të shtuar procesit arsimor dhe është një proces që ka filluar dhe do të vazhdojë. “Besoj gjithashtu se burimet njerëzore janë çelësi i digjitalizimit dhe ikja e eksperteve dhe inxhinierëve të shkencave kompjuterike kërkon masa urgjente nga shteti për t’i mbajtur ato në mënyrë që ata të kontribuojnë në zhvillimin e vendit tonë”, deklaroi ai.

    Nga ana tjetër nga Forumi për Ndryshim Arsimor (FNA), për gazetën KOHA, kanë deklaruar se në periudhën e fundit është duke analizuar situatën me procesin e digjitalizimit në universitetet publike në vend. “Ne mund të konkludojmë që Universitetet publike në RMV janë në një status-quo të digjitalizimit të shërbimeve, ku të njëjtat shërbime studentore i realizojnë edhe në formë digjitale por edhe në atë tradicionale, fizikisht, që ka krijuar një konfuzion të madh për studentët, për të bërë të njëjtën punë dy herë”, thonë nga FNA. Nga atje në fund kanë shtuar se digjitalizimin i universiteteve, nënkupton arsim të lartë më cilësor dhe transparent, andaj paraqet nevojë të obligueshme që duhet të plotësohet nga secili universitet në vend.

    Ndryshe, qëllimi i organizimeve të tilla rreth digjitalizimit është të rrisë ndërgjegjësimin për nevojën e digjitalizimit të shërbimeve për studentët, si dhe të inkurajojë një dialog për transformimin digjital midis rektorëve, studentëve dhe parlamenteve studentore të universiteteve të synuara. Duke pasur parasysh se digjitalizimi i arsimit të lartë në vendin tonë është në fillimet e tij, kjo analizë përmban edhe rekomandime për hapat e ardhshëm drejt vendosjes së një digjitalizimi plotësisht efektiv në arsimin e lartë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    JETESA POST-KOVID NË RMV | Te shumë të rinj, sulme në tru

    Lajmi i rradhës

    Gashi: Rritja e shumicës ishte një fiasko e vërtetë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë