Gashi uron dy kryetarët, Kovaçevskin dhe Mickoskin

    Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi përmes shkrimeve në rrjetet sociale ka uruar Dimitar Kovaçevskin për detyrën e re si kryetar i LSDM-së.

    “I nderuari z. Kovaçevski, urime për zgjedhjen në detyrën e re të kryetarit të LSDM-së. Shpresoj që kjo zgjedhje është lajm i mirë jo vetëm për socialdemokratët e vendit tonë, por edhe për shtetin tonë në përgjithësi.
    Dua t’ju përgëzoj edhe që këto zgjedhje u zhvilluan me standarde të larta demokratike, që janë një vlerë e shtuar e demokracisë sonë. Me këtë rast uroj që edhe bashkëpunimi ynë të jetë i frytshëm dhe në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Gashi.

    Gashi gjithashtu ka uruar edhe Hritijan Mickoskin për rizgjedhjen në krye të VMRO-DPMNE-së.

    “I nderuari z. Mickovski, urime për rizgjedhjen tuaj në kreun e VMRO-DPMNE-së! Kjo rizgjedhje flet për mirënjohjen që ka anëtarësia dhe organet partiake të partisë suaj për suksesin e arritur deri më tani. Duke vlerësuar frymën e re të partisë suaj, unë ju përgëzoj për këtë dhe mbetem me shpresë se do të kemi mundësi të bashkëpunojmë në interes të qytetarëve tanë dhe shtetit tonë”, ka shkruar Gashi.

    Lajmi Paraprak

    Pavle Trajanov: Partitë e mëdha kanë krijuar një model për të eliminuar partitë e vogla politike

    Lajmi i rradhës

    Njihuni me biografinë e Kovaçevskit, kryetarit të ri të LSDM-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë