Gastronomët kërkojnë që certifikata e vaksinimit të hiqet si masë për objektet gastronomike

    Komisioni për Sëmundje Ngjitëse rekomandoi që të mos kërkohet më certifikata e vaksinimit gjatë hyrjes në qendra tregtare, mirëpo kjo masë do të vazhdojë të vlejë për objektet gastronomike.

    “Nëse nuk jeni të vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër Covid-19 ju nuk mund të uleni në kafene ose restorante dhe të shijoni kafenë”.

    Për kryetarin e Odës së Pavarur të Hotelierëve Zdravko Josifovski ky vendim i Komisionit, nuk ka kuptim, përderisa të gjitha shtetet po i lirojnë masat.

    “Nuk është e logjikshme ajo që e kanë bërë dje, të sillet vendim kur gastronomët as nuk janë pyetur për dëmet dhe humbjet që kanë pësuar, e as të japin arsyetim se përse industria e gastronomisë edhe më tej mbetet si industri kur për hyrje në objekt do të vlejnë certifikatat”, tha Zdravko Josifovski, kryetar i Odës së Pavarur të Hotelierëve.

    Në fuqi ende janë protokollet të cilat lejojnë që të shfrytëzohet vetëm 50% të kapacitetit të objektit, tregon Josifovski, duke vlerësuar se masa me certifikata nuk ka dhënë asnjë efekt për nxitjen e imunizimit të popullsisë.

    “Të mos harrojmë se objektet gastronomike edhe më tej funksionojnë sipas protokolleve përkatëse, përfshirë këtu edhe kapacitetin e zvogëluar në 50%, që do të thotë se masa po e vështirëson edhe më shumë punën e industrisë së hotelierëve, duke mos e dhënë efektin e pritur, për rritje të numrit të qytetarëve të vaksinuar”, vlerëson më tej Josifovski.

    Kreu i Odës së Pavarur të Hotelierëve thotë se kanë kërkuar dhjetëra takime me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundje Ngjitëse thotë asnjëherë nuk janë thirrur në takim.

    Masa që në objekte gastronomike të kërkohet certifikatë vaksinimi ka 7 muaj që ka hyrë në fuqi. Dje KSI rekomandoi që të shfuqizohet masa për kërkim të vërtetimeve të vaksinave gjatë hyrjes në qendra tregtare, por jo edhe në pjesët ku konsumohet ushqim ose pihet kafe. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Çmimet e larta, Angellovski: Mundësi për t’u orientuar drejt prodhimit vendor

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Nuk jemi kundër popullit rus, por kundër politikës agresive të Rusisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë