Rritet numri i turistëve në RMV por jo edhe i turistëve të huaj

    Në Maqedoninë e Veriut turizmi ka shënuar rritje këta gjashtë muajt e parë të vitit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por rritja është shënuar kryesisht te numri i turistëve vendor.

    “Në periudhën janar – qershor 2021, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 42.5 %, dhe atë: numri i turistëve vendor ka rritje për 97.8 %, dhe numri i turistëve të huaj ka rritje për 8.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ndërsa numri i netëve të kaluara është rritur për 54%.

    Raportohet që vetëm në muajin qershor ka pasur më shumë turistë të huaj, nga gjithsej 47 167 turistë, 52.8 përqind e tyre ishin turistë të huaj, ndërsa në bazë të netëve (117 701), dominojnë turistët vendosur me 52.6 përqind.

    Turistët kanë ardhur nga vende të ndryshme, por kryesisht nga Serbia (5028), Polonia (1938), Shqipëria (1503), Rumania (1421), Ukraina (1040), Kosova (1314), Bullgari (1176), Gjermani (1118), etj.

    Lajmi Paraprak

    Gastronomia në Dibër: Mërgimtarët vërshojnë hotelet

    Lajmi i rradhës

    Çezmat publike si shpëtim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë