Gazetarët e RMV nesër do të protestojnë për mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të tyre

    Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik i ftojnë të gjithë profesionistët e medias në një marsh protestues të premten (17.02.2023) që do të nisë nga Qeveria e RMV-së deri para Kuvendit, ku të bashkuar do të shprehim pakënaqësinë për sulmet ndaj gazetarëve, fyerjet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrenca e pandershme, kushtet e pasigurta në të cilat punojnë gazetarët, gjendja e keqe socio-ekonomike.

    Gjatë marshimit do të dërgohen mesazhe nga përfaqësuesit e SHGM-së dhe SPGPM-së, ndërsa kërkesat e mëposhtme do t’i dërgohen Qeverisë dhe Kuvendit:

    • Miratimi urgjent i ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me të drejtat e gazetarëve dhe punën e mediave, dhe zbatimin e tyre në mënyrë të përpiktë
    • Funksionarët shtetëror dhe politikanët të respektojnë gazetarët dhe kameramanët
    • Të ndalojë PR-i agresiv shtetëror
    • Mbështetje për gazetarët dhe mediat lokale
    • Respektimi i të drejtave të punës së gazetarëve dhe punonjësve të medias
    • Kushte të sigurta pune për gazetarët dhe punonjësit e medias

    E premte, 17.02.2023, me fillim nga ora 10:30 para Qeverisë së RMV. Itinerari i marshit – Nga Qeveria deri tek Kuvendi i RMV-së

    Lajmi Paraprak

    Kurti: Me planin franko-gjerman ka njohje de facto nga Serbia

    Lajmi i rradhës

    Punonjësit e FSSh-së mbetën pa rroga, hakerët sulmuan sistemin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë