Kurti: Me planin franko-gjerman ka njohje de facto nga Serbia

    Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës.

    Duke folur për planin franko-gjerman ai ka thënë se aty parashihet njohja de facto.

    “Ky propozim parasheh normalizim të marrëdhënieve ndërkombëtare ku Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë njohin njëra tjetrën në formën defakto. Një gjë e tillë duket e qartë në tekstin e marrëveshjes por një gjë e tillë është premtuar edhe nga shtetet e emisarëve që e kanë propozuar marrëveshjen si dhe vet bashkimi Evropian”, tha ai, raporton Telegrafi.

    Kurti thotë se marrëveshja i vendos Kosovën dhe Serbinë si dy entitete të barabarta.

    “Serbia nuk do të mund ta kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare”.

    I pari i qeverisë thotë se të gjitha këto janë parime fundamentale që shtetet e pavarura ua njohin njëra-tjetrës.

    Ai thotë se procesi i dialogut është në drejtimin e duhur për dallim nga e kaluara.

    “Njohje de jure e Serbisë nuk është në mënyrë eksplicite e shkruar në marrëveshje, por është pjesë sekuenciale e planit që do të arrihet në ndërkohë”, deklaroi Kurti.

    Kurti thotë se Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian pa njohur Kosovën, e që sipas tij një gjë e tillë nuk ka qenë kusht më parë.

    Lajmi Paraprak

    Heroi që rezistoi kundër ndërtimeve ilegale

    Lajmi i rradhës

    Gazetarët e RMV nesër do të protestojnë për mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë