Gazetari e “mbath” mirë Osmanin: Bukur i qendisni deklaratat për barazinë gjinore, mirë është ta pastrojmë oborrin tonë (Video)

    Ministri i MPJ dhe njëherit kryesues i OSBE, së bashku me sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid, në kuadër të konferencës për barazi gjinore dhe forcimin e pozitës së gruas e cila u mbajt në Tetovë, adresuan mesazhe në opinion për përmirësimin e jetës së njerëzve dhe promovimin e ndikimit pozitiv të OSBE-së në të gjitha sferat e jetës shoqërore, shkruan Nistori.

    Osmani tha se Tetova isha vendi që u zgjodh për këtë konferencë, për shkak se ky qytet është i multikulturalizmit, solidaritetit, tolerancës dhe peisazheve të bukura dhe qytet i universiteteve.

    “Iniciova një nismë të re që mendoj se do të jetë një vlerë e shtuar në rolin e OSBE-së, ajo është fokusi mbi atë që quhet maltretimi online të grave, veçanërisht të gazetarëve. Konsiderojmë se roli i OSBE-së është pikërisht jo vetëm mbrojtjen e lirisë së mediave, por edhe qasjen gjithëpërfshirëse ndaj sigurisë”, tha Osmani.

    Osmani u pyet nga gazetarët nëse i duken kontradiktore deklaratat për barazinë gjinore dhe njëkohësisht mburren para ndërkombëtareve për këtë, ndërkohë qeveria aktuale ka pesë gra ministre, dy zv.ministre, në nivel kombëtar kemi dy gra kryetare komunash, ndërkaq në NP shtetërore 95% udhëhiqen nga burrat.

    “Roli i kësaj konference është pikërisht të mbledhë eksperienca të ndryshme dhe të japë rekomandime konkrete, që pastaj do bëhen përcaktime për 57-të vendet participuese të OSBE-së. Nga kjo do të përfitojmë edhe ne këtu, kjo konferencë nuk i dedikohet vetëm Maqedonisë së Veriut, i dedikohet tre kontinenteve ku shtrihet OSBE-ja, 1.3 miliardë njerëzve që janë pjesë e OSBE”, theksoi Osmani.

    “Pajtohem me ju se situata nuk është e kënaqshme, por unë mendoj se këtë konferencë e bëjmë për t’u dhënë mesazh të gjithëve edhe partive politike, edhe qeverive, gjithë atyre të cilët përcaktojnë rolin e grave në shoqëri që të keni kujdes për shkak se nuk ka demokraci të mirëfilltë, nuk ka progres të mirëfilltë pa participim të barabartë të grave në gjitha poret e jetës dhe shoqërisë”, shtoi Osmani ndër të tjera.

    Nga ana tjetër, edhe Schmid tha gratë përbëjnë 50% të popullsisë, zëri i tyre vlen. Diskriminimi është akoma prezent dhe investimi në lidershipin e grave, statusin e tyre ekonomik, me qëllim luftimin e formave të dhunës ndaj grave dhe vajzave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Për herë të parë në UT shpallet konkursi për degët specialistike nga FShM

    Lajmi i rradhës

    Vdes nobelisti, Ferid Murad

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë