ZGJEDHJET 2024 NË RMV / 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune

    24 prilli dhe 8 maji (të dy ditët të mërkura) janë shpallur si ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar informatat nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për shpalljen e këtyre dy datave si ditë jo pune.

    “Qeveria rekomandon që punëdhënësit nga sektori privat në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i zbatojnë këto përfundime”, informuan nga Qeveria.

    Në informatën nga Ministria e Punës dhe Punës Sociale, theksohet se është e nevojshme që çdo qytetar të mund të ushtrojë të drejtën e tij të votës pa pengesa, në njësinë zgjedhore në të cilin ai është i regjistruar.

    Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë është caktuar për 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare.

    Lajmi Paraprak

    Taravari: tërhiqem nga politika, nëse nuk i fitoj zgjedhjet

    Lajmi i rradhës

    GËZUAR BAJRAMIN!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë