Gjashtë muaj pas zgjedhjeve lokale, komisionerët në Strugë ende nuk i kanë marrë paratë

    Gati gjashtë muaj pas zgjedhjeve lokale të tetorit të vitit të kaluar, anëtarët e komisioneve zgjedhore në Strugë ende nuk i kanë marrë paratë. Vetëm në Strugë, janë më shumë se 1000 persona, anëtarë të këshillave zgjedhorë dhe të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve. Ata nuk duan të flasin para kamerës, por janë të revoltuar nga ky qëndrim. Alsat mëson se këto para kanë shkuar në një llogari të posaçme të komunës javën e kaluar.

    “Nuk e kuptoj si mundet komuna sot e kësaj dite, dhe nëse dihet që paratë janë transferuar në llogari, të na gënjejë çdo ditë, sot-nesër, dhe paratë assesi të paguhen. Këtu në Strugë kishte dy raunde. Duhet të marrim nga 7000 denarë, Kam vite që shkoj në zgjedhje, por deri më sot nuk ka ndodhur, të mos na paguhen paratë. Paratë i ka marrë e gjithë Maqedonia, vetëm Struga nuk na ka paguar. Është e trishtueshme, është turp, sepse ne i kemi fituar ato para”, tha një qytetar i Strugës

    Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski tha për Alsat se të mërkurën e kaluar, më 2 mars, ka nënshkruar urdhrat jo vetëm për Strugën, por për gjithsej 12 komuna, të cilat i kanë të bllokuara llogaritë bankare, për pagesë përmes Ministrisë së Financave, përmes një norme të veçantë për këtë qëllim. Sipas informacioneve të tij, shumica e komunave tashmë i kishin paguar paratë për zgjedhjet.

    Edhe pse komuna e Ohrit ishte në listën e komunave të bllokuara, prej aty para disa muajsh kanë paguar personat e përfshirë në procesin zgjedhor. 

    Lajmi Paraprak

    Në Shkup arrestohen pesë prindër pasi lypnin me fëmijët e tyre

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Sfillares nuk kanë ambulancë fshati, udhëtojnë me kilometra deri në insituticionet shëndetësore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë