“Gjatë vitit 2021 – 2022, janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla”

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se gjatë vitit  2021 dhe periudhës së deritashme të vitit 2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla.

    “Ndonëse janë bërë hapa pozitiv në raportimin e dhunës në shkolla, ka ende të dhëna që nuk janë të raportuara. Gjate periudhës 2021-2022 janë raportuar 20 raste të dhunës në shkolla”, ka thënë Nagavci, transmeton KP.

    Nagavci në Komisionin për të Drejtat e Njeriut ka bërë të ditur se janë vetëm 28 inspektorë.

    Ajo tha se kanë bërë kërkesa edhe për 83 inspektorë për shkak te numri te vogël të tyre në kuadër të MAShTI.

    Më tej, para anëtarëve të komisionit për të Drejtat e Njeriut ka shtuar se janë në finalizim të grupit punues në mënyrë që të harmonizojmë veprimet për të ofruar ambient të sigurt për nxënësit në shkolla.

    Lajmi Paraprak

    RMV, rritet kompensimi për privatizimin e tokës ndërtimore për 30 herë

    Lajmi i rradhës

    Kopshti zoologjik më i madh i Ukrainës në mes të luftës (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë