Gjermania e fut Maqedoninë e Veriut tek vendet me rrezik të lartë, këto janë kushtet për hyrje?

    Rritja enorme e rasteve të reja të infektimeve me COVID-19 ka bërë që Gjermania ta vendosë Maqedoninë e Veriut, përsëri në listën e vendeve me rrezik të lartë.

    Ky klasifikim për Kosovën do të futet në fuqi nga 22 gushti, derisa janë bërë publike edhe kushtet e reja për të hyrë në shtetin gjerman.

    “Situata epidemiologjike: Kosova është prekur fuqishëm nga COVID-19. Së fundi, numri i infektimeve është rritur ndjeshëm, klasifikohet si një zonë me rrezik të lartë, dhe ky klasifikim hyn në fuqi nga 22 gushti 2021”, thuhet në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë.

    “Shtetasit e huaj mbi moshën 11 vjeç, pavarësisht vendit të origjinës dhe rrugës së udhëtimit, duhet të prezantojnë një test PCR në hyrje (jo më të vjetër se 72 orë përpara hyrjes”, është kushti që ka vendosur shteti gjerman.

    “Udhëtarët që kanë dëshmi se janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe nga vaksinimi kanë kaluar të paktën dy javë, s’kanë nevojë për një test negative në hyrje”, thuhet tutje.

    Derisa për shtetasit gjerman jepet këshilla që të shmangen vizitat turistike të panevojshme në Kosovë.

    Momentalisht në Kosovë janë mbi 16 mijë raste aktive të infektuar me COVID-19, derisa vendi nga sot ka hyrë në një regjim masash. Klubet e natës s’do të punojnë deri më 1 shtator, dasmat janë ndaluar dhe është shkurtuar orari i gastronomisë.

    Lajmi Paraprak

    Carovska: Nuk ka nevojë për panik, jemi të gatshëm për çdo skenar

    Lajmi i rradhës

    Sherman – Zaev: Mirëpresim angazhimin tuaj, jeni partner i besuar i SHBA-ve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë