Gjithnjë e më pak biblioteka në Maqedoninë e Veriut

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës dhe sipas Klasifikmimit të bibliotekave, në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekzistojnë biblioteka – institucione kombëtare dhe biblioteka publike (popullore) kombëtare, të arsimit të lartë, të specializuara, jo të specializuara (shkencave të përgjithshme), përcjell Nistori.

    Gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2019, numri i bibliotekave të specializuara është zvogëluar për 2.1 %, gjithashtu edhe numri i bibliotekave tjera gjatë vitit 2022, krahasuar me vitin 2019, është zvogëluar ndjeshëm.

     Bibliotekat në RMV sipas të dhënave të EShS-së për vitin 2022:

    • Biblioteka kombëtare – 1,
    • Biblioteka universitare – 67,
    • Biblioteka të specializuara – 46,
    • Biblioteka të përgjithshme shkencore – 1,
    • Biblioteka – institucione kombëtare – 5,
    • Biblioteka publike (popullore) – 40.

    Të gjitha bibliotekat e lartpërmendura bashkë kanë mbi 2.3 milionë tituj dhe mbi 83 mijë anëtarë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë thuhet për “planin destabilizues të Serbisë” për të cilin paralajmëroi Osmani?

    Lajmi i rradhës

    Si të veproni kur e shihni dikë duke pësuar sulm në zemër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë