“Gjuha e urrejtjes në baza etnike, 1076 raste vetëm gjatë 2023”

    Gjithsej 1076 raste të përdorimit të gjuhës së urrejtjes janë evidentuar nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në vendin tonë. Ndërsa gjuha e urrejtjes që më së shumti është përdorur nga qytetaret e vendit tonë për këtë vit ka qenë ajo në bazë të përkatësisë etnike.

    “Sa i përket përkatësisë etnike, është vërejtur fjalimi i dy bashkësive etnike më të mëdha në vendin tonë, maqedonasit dhe atij shqiptar, dhe janë përdorur ato fraza si, vdekje për shqiptarët, vdekje për kaurët, Shqipëri e madhe, që më pas kanë shkaktuar thirrje të mëtejshme për spastrim etnik dhe kthimi i luftës së viti 2001, apo frazat si Maqedonia e pastër, këto janë frazat që janë vërejtur gjatë gjithë vitit”, deklaroi Sllavica Anastasovska, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

    Përveç 585 frazave ofenduese dhe shprehjes së gjuhës së urrejtjes ndaj përkatësinë etnike, nga qytetarët e vendit tonë është përdorur gjuhë urrejtje edhe ndaj orientimit dhe identiteti gjinor dhe ndaj përkatësisë politike.

    “Ngacmimi në vendin tonë është shkalla apo forma më e keqe e urrejtjes që parashikohet në ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Deri në nëntor 2023, komisioni ka proceduar 497 ankesa, gjysma prej të cilave, 246, janë për shprehje shqetësuese në media”, tha Igor Jadrovski – nga Komisioni për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi.

    Komiteti i Helsinkit këtë vit në prokurori ka dorëzuar 5 kallëzime penale, dy për gjuhë të urrejtjes për shkak të përkatësisë etnike, mbishkrime në Shkup dhe Gostivar dhe tre për orientim seksual, për një podcast, për një deklaratë nga një parti politike dhe për një postim që miraton gjenocidin ndaj komunitetit LGBT. Për 4 nga këto kallëzime nuk kanë marrë përgjigje nga prokuroria, ndërsa një kallëzim është refuzuar dhe për të njëjtin nga Komiteti i Helsinkit është dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Petritsch: Dialogu i brendshëm me serbët në Kosovë, bazë për normalizim me Serbinë

    Lajmi i rradhës

    Klinika në Kozle e mbushur me fëmijë të prekur nga virusi RSV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë