Miratohet vendimi për shfuqizimin e masave kundër Covid-19

    Pas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, janë shfuqizuar të gjitha masat kundër virusit Korona, me përjashtim të masës për mbajtje të obligueshme të maskave mbrojtëse në shtëpitë e shëndetit, barnatore, transport publik dhe qendrat e përkujdesit ndaj personave të moshuar dhe me nevoja të veçanta.

    Qeveria rekomandon zbatimin e masave kryesore të preventivës personale kundër virusit Kovid-19.

    Njëkohësisht, ashtu siç theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni bën thirrje deri te qytetarët që t’i respektojnë rekomandimet për mbrojtje personale dhe higjienë, siç janë pastrimi i duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës.

    Lajmi Paraprak

    Azeski: Shteti urgjentisht duhet të bëjë diçka për të zbutur krizën energjetike

    Lajmi i rradhës

    Gjykime të tjera për Kamçevin në rastin “Perandoria”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë