Gratë rurale në RMV të anashkaluara

    Muaji tetor i përkushtohet më së shumti grave, dje ishte Dita Ndërkombëtare e Grave të Zonave Rurale. A ka barazi gjinore dhe sa kanë të drejta gratë në vendin tonë, po e shohim në pjesëmarrjet politike ku numri i grave është shumë i vogël bë krahasim me meshkujt.

    Gratë rurale përballen me një sërë sfidash: përjashtimi social, papunësia, diskriminimi gjinor, shpërndarja e pabarabartë e të ardhurave dhe burimeve, dominimi i normave tradicionale, privimi i pronësisë së tokës bujqësore dhe pronës, qasjen e kufizuar dhe ofrimi i arsimit, informacionit, kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve të tjera publike dhe sociale. Kushtet e tilla i detyrojnë gratë rurale në një jetë të varfërisë ekstreme dhe inkurajojnë migrimin.

    Kryetarja e Federatës Kombëtare të Fermerëve, Vaska Mojsovska foli në një aktivitet në Ditën Ndërkombëtare të Gruas Rurale, e cila tradicionalisht për të 16-tën herë organizohet nga Federata Kombëtare e Fermerëve me mbështetjen e organizatës suedeze të zhvillimit We Effect dhe nga Bashkëpunimi Gjerman për Zhvillim i zbatuar nga GIZ.

    “Ajo që duam të veçojmë si një sukses dhe rezultat i veçantë i përbashkët është miratimi i Programit të Mbështetjes së Sigurimeve Shoqërore për gratë që merren me veprimtari bujqësore. Në emër të neve, grave nga zonat rurale, theksojmë rëndësinë e këtij Programi. Është një zgjidhje e shkëlqyer që u mundëson fermerëve të marrin kompensim në para gjatë lehonisë për një periudhë 9 mujore. Ky është një sukses i madh për fermerët femra që me të vërtetë e meritojnë këtë mbështetje”, tha Vaska Mojsovska, kryetare e Federatës Kombëtare të Fermerëve.

    Nga ana tjetër Stevo Pendarovski tha se mbështetja për barazinë e grave duhet të jetë nga institucionet, me qëllim që gratë të krijojnë rolin e tyre në shoqëri dhe të bëhen vetë politikbërëse. “Realisht jemi larg arritjes së barazisë së grave rurale dhe na duhet shumë punë pikërisht nga institucionet, duhet më shumë mbështetje për lidershipin e grave, zëri i grave duhet të dëgjohet dhe të zgjidhet. Kjo mbështetje nuk duhet të jetë deklarative dhe e qëllimshme, por thelbësore dhe e përditshme në formën e një partneriteti funksional në procesin e vendimmarrjes në të gjitha nivelet, në mënyrë që gratë nga zonat rurale të bëhen vetë politikëbërëse”, tha presidenti.

    Ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski, theksoi përkushtimin e përgjithshëm të Qeverisë për zhvillimin e bujqësisë me theks të veçantë për gratë rurale.

    “Së bashku krijuam masën ‘Gruaja rurale’ dhe ky ishte motivi për të vazhduar mbështetjen me fokus zhvillimin e politikave të grave nga të gjitha rajonet që investojnë në dije, teknologji dhe marketing të produkteve dhe do të vazhdojmë me gjithçka mundemi ne promovojmë gjithçka që prodhohet në vendin tonë dhe nën diellin tonë. Gratë janë të përfaqësuara në çdo program, masë dhe politikë të ministrisë. Pikërisht për këtë kemi luftuar për masën për pushim të lehonisë me pagesë dhe si pilot program kemi siguruar 81.000 denarë që fermeret ta shfrytëzojnë të drejtën e pushimit të lehonisë prej 9 muajsh dhe nga viti i ardhshëm shpresojmë të jetë sistematik dhe të zgjidhet në mënyrë që gratë rurale të marrin vendin e merituar në shoqëri, barazinë dhe mundësitë që kanë”, shtoi ministri Nikolovski. /koha/

    Lajmi Paraprak

    SHTËPI TË BOSHATISURA DHE TË RRËNUARA! Dibranët braktisin pjesën e vjetër të qytetit

    Lajmi i rradhës

    Burrat që s’lëshojnë vend!  

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë