Sulmoi aktivistin e LGBT, i riu nga Shkupi dënohet me dy vite burg

    Gjykata Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Publike Shkup, që e ka ngritur kundër F.G. nga Shkupi, pas seancës kryesore, publike dhe me gojë, më 31 korrik 2023, e shpalli të pandehurin fajtor për kryerjen e veprës penale – dhunën e kryer gjatë vitit të kaluar gjatë një tubimi protestues në Shkup ndaj Bekim Asanit, aktivist për të drejtat e njeriut dhe kryetar i Shoqatës për fuqizim dhe përfaqësim të komunitetit LGBTI, LGBTI JUNAJTED nga Shkupi.

    Gjykata me aktgjykimin e dhënë dhe të shpallur publikisht të gjyqtares Daniela Dimovska e shpalli fajtor të pandehurin sepse “me datë 31.08.2022 rreth orës 16:20 në rrugën “Bitpazarska” në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, i pandehuri ka kryer dhunë të rëndë ndaj viktimës Bekim Asani, të kryer nga urrejtja për shkak të orientimit të tij seksual dhe përkatësisë në komunitetin LGBT, gjatë së cilës i ka shkaktuar lëndime fizike, duke shkaktuar kështu ndjenjën e pasigurisë, kërcënimit dhe frikës në opinion, në mënyrë të tillë që derisa i dëmtuari bashkë me më tepër persona ka pritur që të fillojë tubimi publik i paralajmëruar i qytetarëve për solidaritet dhe mbështetje lidhur me dhunën ndaj një vajze njëmbëdhjetëvjeçare nga Republika e Kosovës.

    Me veprime të tilla i akuzuari F.G. ka kryer vepër penale nga neni 386 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal, dhe në përputhje me nenin e cituar si dhe nenet 3, 4, 7, 29, 30, 31, 32, 33, 35 dhe 39 të Kodit Penal, si dhe nenet 102, 105 dhe 114 të Ligjit për Procedurë Penale, gjykata e dënon të pandehurin, i cili aktualisht nuk është në dispozicion të organeve të rendit, me burgim prej dy vjetësh – thuhet në aktgjykimin e gjykatës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gruevski, përfituesi më i madh nga ndryshimet në Kodin Penal

    Lajmi i rradhës

    Politikanët unikë, qytetarët të grindur mes vete

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë