Higjiena në shkolla e (pa)mjaftueshme!

    Nxënësit duke u referuar gjendjes së viteve të kaluara ankohen se asnjëherë më parë nuk kanë parë sapunë, facoleta, apo dezinfektues nëpër hapësirat e banjave, gjë që rrezikon shëndetin e tyre. Ata gjithashtu ankohen se kundërmon erë e keqe në shkolla, shkaku i mos rregullimit të kanalizimit

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), komunat dhe shkollat, kanë filluar përgatitjet e tyre të para për vitin e ri shkollor. Ndërkohë ditëve të fundit, kryetarët e komunave, bashkë me drejtorët e shkollave, janë takuar bashkë me ministren Mila Carovska, duke thënë se janë të angazhuar që procesi mësimorë të fillojë me kohë, dhe ta zbatojnë me përpikëri plan-programin nga MASH dhe protokollet nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive (KSI).  Por duke pasur parasysh përvojën nga e kaluara ku në shkollat fillore dhe të mesme në vendin tonë, mbrojtja nga viruset ka qenë një sfidë në vete sepse kanë munguar mjetet elementare higjienike. Nga MASH, për gazetën KOHA, kanë deklaruar se prokurimi i mjeteve higjienike duhet të bëhet vet nga shkollat. “Shkollat në përputhje me normat pozitive ligjore, marrin grante të caktuara dhe  mjete të gatshme për blerjen e mjeteve shkollore por edhe një fond për rregullimin dhe mirëmbajtjes higjienike të shkollave”, thonë nga atje.

    Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, shprehet se në fillim të çdo viti shkollor bëhet inspektimi i gjendjes higjienike në shkolla. Ndërkohë sipas raporteve, deri më tani nuk është vërejtur ndonjë sanksion ndaj ndonjë shkolle për mos respektimin e masave higjienike. Me shkollat fillore dhe të mesme që kemi kontaktuar, të gjithë thanë se kanë ndërmarrë të gjitha masat higjienike për fillimin e vitit shkollor dhe janë të gatshëm që në shtator ta fillojnë vitin e ri shkollor. Derisa pikërisht larja e shpeshtë e duarve është rekomandimi kryesor i autoriteteve shëndetësore për parandalimin e infeksioneve. Nga ana tjetër, nxënësit duke u referuar gjendjes së viteve të kaluara ankohen se asnjëherë më parë nuk kanë parë sapunë, shampo, fasuleta, apo dezinfektues nëpër hapësirat e banjave, gjë që rrezikon shëndetin e tyre. Ata gjithashtu ankohen se kundërmon erë e keqe në shkolla, shkaku i mos rregullimit të kanalizimit.

    Luka Pavikevik, kryetar i Unionit të Nxënëseve të Shkollave të Mesme (UNSHM), për gazetën KOHA, u shpreh se të gjithë ne e dimë se kushtet higjienike në shkollat tona nuk janë në nivelin e duhur. “Kur bëhet fjalë për prezencën e sapunit dhe letrës higjienike. Sidoqoftë, kur flasim për kthimin e nxënëseve në bankat shkollore, është e qartë se këto kushte duhet të ngrihen në një nivel më të lartë, me qëllim që të ruhet siguria dhe shëndeti i nxënëseve. Në kuadër të një raporti të përgatitur nga UNICEF MK, hapi i parë për t’i hapur shkollat janë garantimi i kushteve higjienike dhe kjo duhet të jetë e qartë për autoritetet arsimore dhe ato lokale”, tha ai. Sipas tij, nxënësit e shkollave të mesme duhet të kthehen në shkollë në shtator. Ai ju bënë thirrje autoriteteve që të përdorin me zgjuarsi një muaj e gjysmë për të përgatitur me sukses fillimin e vitit të ardhshëm shkollor. Ndryshe, gjatë takimit gjithashtu ka qenë dhe gatishmëria për zbatimin e kurrikulës së re për klasën e parë dhe të katërt, e cila sipas Konceptit të ri për arsimin fillor duhet të fillojë më 1 shtator të këtij viti. Për më tepër, takimi ndau informacion mbi gatishmërinë teknike me pajisjet në dispozicion të shkollave, të nevojshme për zbatimin e suksesshëm të reformave të planifikuara./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    E Diela ditë jo pune | Sindikatat të kënaqura, një pjesë e biznesit kundër

    Lajmi i rradhës

    Pse duhet të hani një mollë çdo ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë