Hill: Marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, jo me çështjen e pakicave në Serbi

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë në Bujanoc se marrëveshja e Brukselit ka të bëjë me Kosovën, e jo me çështjet e pakicave në Serbi.

    “Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit”, ka thënë Hill, transmeton portali Bujanovaçke.

    Kështu, ambasadori amerikan ka theksuar se çështja e shqiptarëve në Serbi është ekskluzivisht çështje e shtetit të Serbisë dhe përsëriti se “nuk ka të bëjë fare me dialogun e Brukselit”.

    Sipas tij, politika zyrtare e SHBA-së është të mbështesë dialogun e Brukselit dhe marrëveshjen e arritur, “pjesë e rëndësishme e së cilës është themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

    “Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë në asnjë mënyrë”, citohet të ketë thënë ambasadori amerikan.

    Ndërsa i pyetur nga gazetarët për letrën e kongresmenëve amerikanë të cilët pas takimit me politikanë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, i kërkuan Sekretarit të Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, formimin e një komuniteti të komunave shqiptare, ambasadori tha se respekton atë që thonë kongresmenët, por një komunitet i tillë nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    A është mjaftueshëm pro-evropian sfiduesi i Gjukanoviqit?

    Lajmi i rradhës

    Ramazani – Katër këshilla për t’u ushqyer dhe për të qenë të shëndetshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë