Historiku i zgjedhjeve presidenciale, Kiro Gligorov mbetet i vetmi president i zgjedhur në raundin e parë

    Pas raundit të parë të djeshëm të zgjedhjeve të shtatë presidenciale, Kiro Gligorov mbeti i vetmi president i zgjedhur në raundin e parë që nga pavarësia e RMV-së e deri më sot. Në zgjedhjet e para presidenciale të vitit 1994, Gligorov si kandidat i LSDM-së fitoi 715.087 vota ose 78,4 për qind. Kundërshtari i tij në atë kohë ishte Ljubisha Georgievski nga VMRO-DPMNE, i cili fitoi 197,109 vota ose 21.6 për qind.

    Në zgjedhjet e vitit 1994, Gligorov fitoi mandatin e dytë presidencial. Të parën e ka marrë nga Kuvendi më 27 janar 1991, vetëm dy ditë pas votimit të shpalljes së sovranitetit të shtetit. Në këto zgjedhje ishin vetëm dy kandidatë për president.

    Në vitin 1999, në zgjedhjet e dyta presidenciale, në raundin e dytë kryetar u zgjodh Boris Trajkovski, kandidat i VMRO-DPMNE-së. Trajkovski në raundin e parë kishte më pak vota se kundërshtari i tij Tito Petkovski. Trajkovski mori 219.098 vota ose 21.1 për qind dhe Petkovski 343.606 ose 33.1 për qind, por në raundin e dytë kanë ndërruar vend dhe Trajkovski ka fituar me 582.808 vota, që kanë qenë 53.2 për qind. Petkovski fitoi 513,614 vota ose 46,8 për qind në raundin e dytë.

    Përveç Trajkovskit dhe Petkovskit, kandidatë për kryetar ishin Vasil Tupurkovski nga Alternativa Demokratike, Muarem Nexhipi nga Partia Demokratike Shqiptare, Stojan Andov nga Partia Liberale dhe Muhamed Halili nga Partia për Prosperitet Demokratik.

    Në zgjedhjet e treta presidenciale në vitin 2004, në raundin e dytë kryetar u zgjodh Branko Cërvenkovski nga LSDM. Në raundin e parë ai fitoi 385.347 vota ose 42.5 për qind dhe në raundin e dytë 550.317 vota ose 62.6 për qind. Kundërshtari i tij në raundin e dytë ishte Sashko Kedev nga VMRO-DPMNE, i cili fitoi në raundin e parë me 309.132 vota, gjegjësisht 34,1, ndërsa në raundin e dytë për të votuan 329.179 qytetarë, përkatësisht 37.4 për qind.

    Në këto zgjedhje ishin edhe dy kandidatë, Gzim Ostreni nga Bashkimi Demokratik për Integrim, i formuar dy vite më parë dhe Zudi Xhelili nga Partia Demokratike Shqiptare.

    Zgjedhjet presidenciale të vitit 2009, të katërtat me radhë, kishin shtatë kandidatë. Gjorge Ivanov u zgjodh president në rrethin e dytë me 453.616 vota ose 63,14 për qind. Në raundin e parë, Ivanov fitoi 345.850 vota. Kundërshtari i tij, Ljubomir Frçkoski, fitoi 202.691 vota (20.54%) në raundin e parë dhe 264.828 vota ose 36.86% në raundin e dytë. Në raundin e parë humbën Imer Selmani nga Demokracia e Re, Ljube Boshkoski si kandidat i pavarur, Agron Buxhaku nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Nano Ruzhin nga Partia Liberal Demokratike dhe Mirushe Hoxha nga Partia Demokratike Shqiptare.

    Në vitin 2014, në zgjedhjet e pesta presidenciale, kur Stevo Pendarovski kandidoi për herë të parë për president, Gjorge Ivanov fitoi mandatin e dytë, përsëri në raundin e dytë. Në raundin e parë ai fitoi 448,303 vota (51,65%), dhe në të dytin u zgjodh me 534,910 vota (55,28%). Pendarovski në raundin e parë fitoi 326.069 vota (37,57%) dhe në raundin e dytë 398.076 (41,14%). Në këto zgjedhje ishin katër kandidatë. Krahas Ivanovit dhe Pendarovskit, kandidatë ishin edhe Zoran Popovski nga GROM dhe Halim Iljazi nga Partia Demokratike Shqiptare.

    Gordana Siljanovska-Davkova për herë të parë u paraqit si kandidate presidencial në zgjedhjet e vitit 2019. Dhe atëherë, si tani, kundërshtari i saj ishte Stevo Pendarovski. Ai fitoi në raundin e dytë me 435.656 vota (51.65%). Në raundin e parë, Pendarovski kishte 322.581 vota (42,81%).

    Siljanovska-Davkova në raundin e parë të zgjedhjeve të mëparshme fitoi 318.341 vota (42,25%), ndërsa në të dytin 377.446 vota (44,75%). Bashkë me ta kandidat për kryetar ka qenë edhe Blerim Reka nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, por nuk ka hyrë në raundin e dytë.

    Ndryshe, pas rezultateve fillestare dhe ende jozyrtare të zgjedhjeve të djeshme, Siljanovska-Davkova dhe Pendarovski për herë të dytë në raundin e dytë do të luftojnë për postin e presidentit të shtetit. Siljanovska-Davkova dje ka fituar 362.847 vota ose 40,08 për qind dhe pas saj është Pendarovski me 180.386 vota, përkatësisht 19.93 për qind të qytetarëve që kanë dalë të votojnë.

    Pas raundit të parë u eliminuan Stevço Jakimovski nga GROM, Bujar Osmani nga Bashkimi Demokratik për Integrim, Biljana Vankovska-Cvetkovska, e mbështetur nga “Levica”, Arben Taravari, kandidati i koalicionit “Vlen” dhe Maksim Dimitrievski nga ZNAM.

    Raundi i dytë i zgjedhjeve të shtata presidenciale do të mbahet më 8 maj së bashku me zgjedhjet parlamentare./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Masakra e Srebrenicës dhe masakrat në Kosovë janë akte gjenocidi!

    Lajmi i rradhës

    OSBE/ODIHR për zgjedhjet e djeshme: në disa raste nuk u respektuan kriteret e numërimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë