Hoda: Sa herë që ka pas kriza politike, BDI është thirrur gjithmonë në frymën e UÇK-së

    Besim Hoda – kryetar i OVL-UÇK-së, në “Rruga Drejt” në Alsat, ka folur në lidhje me festën e 20-vjetori të BDI-së, derisa është përgjigjur direkt në pyetjen se a ka pas ftesë ndonjëherë për të qenë pjesë e kësaj partie. Ai deklaroi se, BDI nga viti 2006 e këndej, çdoherë ka qenë në rënie e sipër në përfaqësimin politik. Ka mbrojtur interesat individuale apo grupore dhe sa herë që ka pasë kriza politike, BDI është thirrur në frymën e UÇK-së, përcjell Nistori.

    “Jo. Paraprakisht dukej se janë informuar se nuk do të ishte kënaqësi për mua që të isha pjesë. Dhe nuk ka qenë kënaqësi as për ata që të jem pjesë e saj. Sidoqoftë, uroj që muzika ose festa që ata do të bëjnë t’u përkujtojë në mbrëmje se pse kanë ardhur ata në skenën politike, si i ka pritur populli në 2001 dhe si do i pres tani dhe në vazhdim”, ka thënë ai.

    A është veprim i duhur që edhe BDI-ja është bërë parti politike?

    Abil Baush – analist ekonomik, duke folur në lidhje me futjen në politik të BDI-së pas luftës, sipas tij, në këto 20 vite të një historie kishte qenë mirë të përmbyllen me një analizë shkencore.

    Ai u shpreh se në vend nga formacioni ushtarak u arrit që të krijohet një lloj legjitimiteti politik.

    “Të gjitha formacionet ushtarake në Ballkan u futën në politikë, por vetëm këtu te ne, formacioni ushtarak i UÇK-së, në këtë rast BDI-ja, arriti të jetë pjesë e qeverisjes së vendit. Në çdo shtet tjetër formacionet ushtarake i formonte vet shteti, ndërsa tek ne, formacioni ushtarak arriti që të krijojë një lloj legjitimiteti politik”, tha Baush.

    Çka e bëri BDI-në të dalë në sipërfaqe?

    Profesori Bashkim Selmani, në lidhje me atë se a ishte proces i pritur që ish-UÇK-ja u transformua në parti politike.

    Ai gjithashtu ka treguar se çka bëri që BDI-ja të dalë në sipërfaqe, duke qenë se asokohe kishte edhe parti të tjera shqiptare që ishin në Maqedoni.

    “Ishte pikërisht viti 2001 që shqiptarët nuk kishin rrugëdalje tjetër dhe jo rastësisht qytetarët e përkrahën, dhe qytetarët kanë përkrahur secilin, secilën parti politike vetëm që ka pasur interes të përgjithshëm. Mirëpo themeli i BDI-së në 2002, u krijua Këshilli Koordinues me të cilin nuk kishte qasje aktive krahu i luftës edhe pse ne kemi shumë situata që mund të i analizojmë në sfera të ndryshme, sepse në kontinuitet koha mund të na dëshmojë të kundërtën për ato që janë të arritura, mirëpo ka shumë defekte në kundërshtim me të cilën subjektet PPD, PDSH, që ishin më tepër ishin të lidhura në forma të tjera se sa me interesin kolektiv shqiptarë. Dhe kjo bëri që të dalë BDI-ja në sipërfaqe”, tha Selmani. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pesë vendet që nuk kanë aeroport

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë