Hoxha: Është biseduar për hapjen e një pike të re kufitare mes Bullgarisë dhe RMV-së

    Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha në konferencës e sotme për shtyp njoftoi se takimi i grupeve të punës mes Shkupit dhe Sofjes është realizuar me 14 prill. Hoxha tha se në të njëjtin takim është biseduar për hapjen e një pike të re kufitare mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    “Sipas informacioneve që kemi në Sofje me 14 prill është realizuar takimi i fundit. Është takuar Komisioni i Përbashkët për ndërtimin e vendkalimit të ri kufitar Klepalo, mes Berovës dhe Strumjanit. Në Shkup takimi i fundit ka qenë mes grupit të punës me numër 3, Grupi i punës për Bashkimin Evropian, është realizuar para 2-3 javëve. Në Sofje është takuar edhe grupi i punës me numër 4, për kulturë, shkencë dhe edukim, të rinjtë dhe për sportin, ky takim është realizuar më 22 mars”, tha Hoxha. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut, një ndër vendet më të lira për të jetuar!

    Lajmi i rradhës

    Shkrimtarja ruse Elena Kostiukoviç: Vladimir Putin, Cari i ri mes ezoterizmit dhe mitit të mbinjeriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë