Hoxha: jam takuar me Ali Ahmetin dhe Taravarin, jemi të gatshëm

    Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha në TV21 ka deklaruar se nuk ka asgjë të kundërligjshme në propozimin e që Zulfi Adili të jetë anëtar i KShZ-së, përcjell Nistori.

    Hoxha duke folur për kritikat e bllokut opozitar, thotë se edhe PDE figuron në Kuvend si parti opozitare dhe se as LEN nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit.

    “Kjo bie ndesh edhe me interpretimin të cilin e bëjnë dhe bie ndesh edhe me atë të cilën e kërkojnë edhe këto parti si bllok opozitar. Blloku opozitar a ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit? Nuk ka marrë””, tha mes tjerash Hoxha.

    Arjanit Hoxha është takuar edhe me Ali Ahmetin dhe me Arben Taravarin: Jemi të gatshëm…

    Teksa komentonte takimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti me liderin e ASH-së, Arben Taravari, Arjanit Hoxha nga PDE thotë se edhe ai është takuar veçmas me dy liderët në fjalë.

    Hoxha ka ndarë detaje nga takimi, por që nuk kanë rezultuar me vendim konkret për bashkëpunim. Më tej Hoxha ka zbuluar edhe kushtet e PDE-së për koalicionim në zgjedhjet e radhës parlamentare.

    “Çdo subjekt politik i cili është i gatshëm t’i ndajë këto vlera, rreth rrugëtimit tonë europian në të ardhmen, normalisht se ne do të jemi të gatshëm të finalizojmë çdofarëdo lloj bisedimi me to”, tha Hoxha.

    “Nëse Demiri do të ishte zgjedhje e mirë, nuk do të isha larguar nga Besa”

    Hoxha nga PDE mohon se Zulfi Adili, kandidat për anëtar të KSHZ-së, është marrëveshje me ndonjë parti tjetër.

    I pyetur se pse nuk e mbështesin Abdush Demirin, pasi në të kaluarën kanë qenë miq, Hoxha me përgjigje:

    “Nëse do të ishte zgjedhje e mirë, atëherë nuk do të isha larguar nga ato struktura”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bie pritshmëria për anëtarësim në BE

    Lajmi i rradhës

    Kuvendi i Shqipërisë hap rrugën për arrestimin e ish-kryeministrit Berisha

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë