Hyn në fuqi Ligji i Marrëdhënieve Detyrimore

    Nga sot, përmbaruesit nuk do të mund të përllogaritin kamatë më të lartë se borxhi kryesor në kamatat e dakorduara ndëshkuese. Ligji i Marrëdhënieve obligative ka hyrë në fuqi pa u përfshirë në të plotësimet me të cilat do të përfshihen edhe kamatat e tjera për të cilat nuk ka marrëveshje, respektivisht kamatat ligjore ndëshkuese. Deputetët thonë se ligji është i qartë dhe se përmbaruesit duhet ta respektojnë atë, pa marrë parasysh se për çfarë kamate bëhet fjalë.

    Edhe pse janë propozuar ndryshime në Ligjin rreth kamatëvonesës dhe kamatës së dakorduar, mendoj se nën fjalën kamatë vetë kjo tregon se sapo të përfundojë kamata, deri në borxhin kryesor ndërpriten të gjitha kamatat, por nuk është problem, le të përmirësohet teksti i ligji dhe të kalojë në Parlament. Sot është data një, ligji fillon të funksionojë, autorët duhet ta respektojnë Ligjin sepse gjithçka tjetër që do të ndërmarrin është vepër penale – u shpreh Samka Ibraimovski, Një nga propozuesit e ndryshimeve ligjore.

    Ndryshimet e reja në zgjidhjen ligjore, sipas deputetëve-propozues, pritet të miratohen pas zgjedhjeve lokale. Përmbaruesit kanë reaguar disa herë se me zgjidhjen ligjore që ka hyrë në fuqi sot, kamata për borxhe të caktuara mund të jetë më e lartë se borxhi kryesor, veçanërisht te shërbimet komunale, si uji, energjia elektrike, ngrohja, telekomunikacioni, plehrat etj./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    A ka kontrabandë të kafshëve të egra në vend?

    Lajmi i rradhës

    Crvenkovska: Për përgjegjësinë e gjykatësve na kanë arritur 480 ankesa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë