Crvenkovska: Për përgjegjësinë e gjykatësve na kanë arritur 480 ankesa

    Në Këshillin Gjyqësor ka rreth 480 ankesa për përcaktimin e përgjegjësisë së gjykatësve të parashtruara nga qytetarë, persona juridikë, organizata joqeveritare.

    Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Pavlina Crvenkovska në intervistë për AIM tha se të gjitha ankesat janë shpërndarë te anëtarët e Këshillit Gjyqësor dhe se për aq numër të ankesave nevojitet kohë më e gjatë derisa i kalojnë të gjitha, ndërsa në ndërkohë vazhdimisht mbërrijnë të reja.

    “Këshilli Gjyqësor një herë në muaj mban mbledhje dedikuar ankesave të qytetarëve dhe në ato mbledhje merren vendime për dhjetëra lëndë, pasi paraprakisht anëtarët e Këshillit do të referojnë për çdo ankesë veçmas”, sqaron Crvenkovska.

    Ajo në intervistë tha se për momentin ka rreth 490 gjykatës, që domethënë më shumë nga mesatarja evropiane, por edhe se në situatë të këtillë kemi gjykata joazhurnuese, të cilat nuk mbërrijnë t’i kryejnë të gjitha lëndët.

    “Nëse numri i gjykatësve ulet, atëherë në mënyrë proporcionale do të rritet numri i lëndëve të pazgjidhura dhe ne vazhdimisht do ta ngarkojmë gjyqësorin me lëndë të reja”, tha Crvenkovska.

    Kryetarja e Këshillit Gjyqësor nuk pajtohet me disa përfundime dhe mendime nga monitorimi i bërë për punën e Këshillit Gjyqësor, sepse, sipas saj, nuk korrespondojnë me situatën reale, në situatat reale që janë në Këshillin Gjyqësor.

    Lajmi Paraprak

    Hyn në fuqi Ligji i Marrëdhënieve Detyrimore

    Lajmi i rradhës

    Zvicra do t’u jep vauçer atyre që do t’i bindin personat e tjerë të vaksinohen

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë