I grisi të gjitha faturat e energjisë elektrike që i erdhën në adresë të tij

    I grisi gjitha faturat e energjisë elektrike që i erdhën në adresë të tij. Ky qytetar thotë se do të bojkotoj pagesën ndaj EVN përderisa nuk i aprovojnë ndarjen e orëmatësve në shtëpinë e tij. Jetojnë në bashkësi me vëllezërit dhe shtëpinë e kanë të ndarë në tre kate, por kanë vetëm një orëmatës dhe fatura iu vjen e përbashkët. Tani me tarifat e reja, ai thotë se do të paguaj shumë më tepër. Kërkesa tij është në pritje.

    “Nuk po na ndërrojnë sahat, tre na duhet se jemi tre familje me një sahat. A keni bërë kërkesë? Dhjetëra herë. Çfarë ju thonë, asgjë nuk vijnë. Normale, secili duhet të ketë hesapin e vet, secili për veti. Çdo vëlla duhet të ketë llogarinë e vet a kështu me një sahat nuk mund të kesh kontroll se kush sa harxhon, nuk e dimë kur të na vjen 25 mijë denarë, si ta ndajmë”, u shpreh një qytetar.

    Orëmatësit e amvisërisë nga 1 korriku e tutje do të faturohen në katër tarifa. Që do të thotë se paguajnë më shtrenjtë për rrymën e njëjtë që shpenzojnë. Raste të tilla ka qindra mijëra në të gjithë vendin tonë.

    “Në një nga lagjet më të dendura të Çairit në Dizhon të Shkupit, shumë familje jetojnë në bashkësi, çka do të thotë se do të jenë më të prekurit nga bllok tarifat e reja të energjisë elektrike. Krahasuar me shpenzimet e deritanishme ku automatikisht mund të kalojnë në bllokun e katër tariforë, ata thonë se nuk u jepet mundësia për të bërë ndarjen e orëmatësve në bazë të hyrjeve të shtëpive”

    Shpenzimi për kyçje me orëmatës të ri shkon nga 200-500 euro, duke shtuar shpenzimin e ndarjes teknike të njësive dhe kabllove të reja nga shtyllat elektrike. Qytetarët thonë se kanë fatura të fryra.

    “Po ka raste të tilla, se unë i shoh fqinjët e vëllain janë në gjende të rëndë, kanë të sëmurë, pa punë. Disave ua kanë ndal rrymën se s’kanë me çfarë ta paguajnë. Raste të vështira, por shtetin e kemi kështu, tha një qytetar.

    “Na vjen shtrenjtë, por s’kemi çfarë të bëjmë më shtetin, ata që e kanë marr Bordin janë masonë, shikojnë vetëm për vete nuk ju intereson për popull. Ka dy muaj që linja e ndriçimit publik rri ndezur ditë e natë askush se shuk, atë ne e paguajmë, deklaroi një qytetar.

    Nga Kompania EVN Maqedoni thonë se ka qindra kërkesa për ndarje të orëmatësve.

    Pronari duhet të paraqesë kërkesë për kyçje të re në Qendrat e Energjisë së Përdoruesve të EVN-së.

    “Për të pasur një orëmatës shtesë është e nevojshme të plotësohen kushtet teknike dhe ligjore, si p.sh instalim i veçantë për pjesët e ndërtesës që duhet të furnizohen me matës të veçantë dhe dokumentacion përkatës për pronën. Krahas kësaj kërkohen të gjitha dokumentet e tjera si në çdo rast tjetër për një lidhje të re. Duke plotësuar dokumentacionin, mund të aplikoni për një lidhje të re, d.m.th. banak shtesë”, Kompania shpërndarëse EVN Maqedoni.

    Përveç kërkesave të EVN-së, objekti i legalizuar duhet tu nënshtrohet procedurave të ndarjes së shtëpisë në njësi hyrëse, sikurse në rastet e banesave.

    Nga Agjencia e Kadastër, thonë se procedura elaborateve zgjatë në rastet kur ka konteste pronësore me patundshmëritë, kur toka nuk figuron në emrin e shfrytëzuesit të pronës. Përveç kohës, qytetarët do të kenë shpenzime shtesë edhe me bartjen e pronës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Krerët politik në RMV urojnë besimtarët mysliman për festën e Bajramit

    Lajmi i rradhës

    Përkujtohet 25-vjetori i ngjarjeve në Gostivar (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë