Krerët politik në RMV urojnë besimtarët mysliman për festën e Bajramit

    Foto: Ramadan Abdiu

    Stevo Pendarovski

    “Para së gjithash, Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe kultivimit të shprehive të mira të mëshirës, ​​bujarisë dhe humanizmit ndaj nevojtarëve që kanë nevojë për mbështetje çdo ditë. Rëndësia e festës më së shumti del në pah pikërisht në periudha sfidash ekonomike me të cilat po përballet vendi ynë dhe pjesa më e madhe e botës. Njëkohësisht, Kurban Bajrami është pjesë e pandashme e bashkëjetesës shekullore në shoqërinë multifetare dhe multietnike të Maqedonisë së Veriut. Jam i bindur se solidariteti ndaj të pambrojturve dhe bashkëjetesa e të ndryshëmve në këto ditë festive, por edhe gjatë gjithë vitit, do të na ndihmojë të bashkuar t’i tejkalojmë sfidat me të cilat po përballemi në nivel personal dhe kolektiv.” – përcjell Nistori.

    Dimitar Kovaçevski

    “Madhështia e Kurban Bajramit na kujton njëkohësisht se mund t’i kapërcejmë të gjitha problemet së bashku si deri më tani- në frymën e traditës shekullore të bashkëjetesës. Me dëshirë për shëndet, paqe dhe mbarësi për të gjithë besimtarët e besimit islam, ju uroj që ditët e festave t’i kaloni me gëzim shpirtëror dhe besim në kohët më të mira që do t’i festojmë së bashku në atdheun tonë të përbashkët.”

    Talat Xhaferi

    “Njerëzimi kalon nëpër një periudhë të zymtë të ekzistimit kur vihet në pyetja siguria e jetës, ekzistenca ekonomike dhe mirëqenia shëndetësore. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk janë përjashtim. Edhe pse kemi teknologji të avancuar dhe globalizimi ndihet në çdo kënd, përsëri jemi të largët dhe të huaj. Përsëri jemi të vetmuar dhe i luftojmë betejat tona intrapersonale dhe interpersonale vetë. Mos lejojmë së paku për çështjet thelbësore të jemi vetë por, të bashkohemi për të tejkaluar bashkë çdo pengesë apo vështirësi që na shfaqet para. Le të kremtojmë bashkë jetën dhe të ndërtojmë ardhmërinë e përbashkët. Të gjithë jemi pjesë e pandashme e këtij trualli dhe kujdesi dhe ruajtja e tij është obligimi i të gjithëve ne. Edhe njëherë, urime Kurban Bajrami dhe për shumë vite ta festojmë.”

    Ali Ahmeti

    “Le të reflektojmë të frymëzuar nga mirësitë e kësaj feste mbi praktikimin e përditshëm të parimeve të besimit, solidaritetit, pajtimit dhe përhapjes së mirësisë për të pasur jetë të lumtur. Dora e shtrirë e përkrahjes dhe ndihmës ndaj atyre që kanë nevojë është mesazhi hyjnor i festës së Kurban Bajramit që i jep kuptim ekzistencës sonë. Qofshin të përjetshme vlerat e mirësisë në mesin tonë! Gëzuar!”

    Ziadin Sela

    “Kjo ditë është nga mesazhet më të fuqishme se sakrifica dhe solidariteti sjellin festë dhe lumturi. Dashurinë dhe paqen mes nesh mund ta gjejmë vetëm nëse largojmë egon dhe ndajmë bashkë mirësitë.Shëndet, harmoni dhe begatitë e Zotit për ju dhe familjet tuaja!”

    Bilall Kasami

    Kurban Bajrami vjen për të na kujtuar se, pëlqimi i Zotit arrihet duke sakrifikuar atë për të cilën për ne është më e vlefshmja. Secili nga ne kemi Ismailin tonë, por Zoti nuk na sprovon me Ismailin vetëm atëherë kur ne kemi arritur gradën e profetit Ibrahim. Shpagimi vjen vetëm atëherë kur ne jemi të gatshëm për sakrificë. Le t’a përcjellim këtë mesazh të madh sa më shumë në këtë ditë të bekuar. Urime Festën e Haxh të pranuar për të gjithë haxhilerët!

    Afrim Gashi

    “Mos të harrojmë se edhe “buzëqeshja është lëmoshë”. Sot të gjithë duhet të jemi të lumtur e të gëzuar. Gatishmëria e Ibrahimit që ta flijojë të birin e vetëm dhe të shumëpritur, Ismailin, është shkalla më e lartë e sakrificës, para së cilës stepemi të gjithë, ashtu siç na sosen fjalët kur qëndrojmë para sakrificës së familjes Jashari në Prekaz. Janë këta shembuj ilustrues se kjo botë nuk do të ishte e këtillë pa mundin dhe pa gjakun e heronjve. Këto, veç tjerash, janë leksionet e Bajramit të Kurbanit, i cili bashkë me simbolikën e sakrificës na vjen edhe me haxhin ose pelegrinazhin vjetor të besimtarëve në vendet e shenjta, ku me miliona haxhinj janë bashkuar për ta adhuruar Perëndinë, për t’u lutur me përgjërim për paqe, dashuri, shëndet e lumturi.”

    Hristian Mickoski 

    Në këto momente vendimtare në të cilat ndodhet Maqedonia, është e nevojshme të japim dorën për të tejkaluar sfidat, për të mos rënë pre e provokimeve të qëllimshme që sjellin përçarje në baza etnike apo fetare, të cilat janë vetëm një mbulesë për realizimin e disa interesave të tjera personale. Problemet janë të njëjta, dëshira për të ardhmen është e përbashkët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Derisa Gjykatat janë të varura nga buxheti i Qeverisë, ato nuk mund të jenë të pavarura dhe të drejta

    Lajmi i rradhës

    I grisi të gjitha faturat e energjisë elektrike që i erdhën në adresë të tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë