Imeri: Propozimi francez nuk pritet të kaloj në Maqedoni

    Ish-ministri i Shëndetësisë dhe analisti, Imer Selmani në një intervistë televizive ka folur për zhvillimet e fundit politike në marrëdhëniet Maqedoni – Bullgari – Francë. Imeri tha se sipas tij propozimi francez nuk pritet të kaloj në Maqedoni.

    “Sigurisht që ajo që po ndodh në Bullgari ka konfirmuar se qeveria aktuale nuk ka mbështetje në parlament. Të gjithë jemi dakord që në rrethana të tilla, nuk duhet të ngremë pritshmërinë se edhe nëse kemi një propozim të arsyeshëm francez, i gjithi mund të japë fryte për të arritur një zgjidhje të pranueshme. Madje, pa i parë ato propozime në letër, spekulohet nëse kërkesat bullgare do të hyjnë në kuadrin e negociatave me BE-në. Francezët e dinë që nëse propozimi është i tillë, nuk mund të kalojë”, tha Selmani.

    Ndryshe, vendimi final nëse Maqedonisë së Veriut do ti largohet vetoja bullgare ose jo, pritet të sillet në fund të këtij muaji.

    Lajmi Paraprak

    Si ka ndryshuar ekonomia e Tiranës në pesë vite!

    Lajme tjera

    “PANDEMIA” NGADALËSON GAZIFIKIMIN E POLLOGUT

    AKTIVISTËT MJEDISOR: GAZIFIKIMI DO TË ULË NEVOJËN PËR SHKATËRRIMIN E MJEDISIT GazetareBlerona Jakupi – Zylbehari Ndërtimi i sistemit të gazifikimit në aksin Shkup – Tetovë – Gostivar, i cili filloi në dhjetor të vitit 201 dhe që pritej të përfundonte në dhjetor të vitit 2019, akoma nuk është përfunduar. Nga Resurset Ener gjetike të Maqedonisë thonë se paraliza që shkaktoi pandemia dhe problemet pronësoro juridike janë shkaqet kryesore të cilat i kanë ngecur punimet.   Në një deklaratë për Nistori, drejtori i Resurseve Energjetike të Maqedonisë, Bajram Rexhepi thotë  se kanë ngelur rreth 16 km për të përfunduar aksin Shkup – Tetovë – Gostivar.  “Në aksin Shkup – Tetovë – Gostivar,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë