A është Bullgaria shkaku i vërtetë i mosmarrjes së datës?!

    Halil Snopçe deputet i Aleancës për Shqiptarët, në “Rruga Drejt”, ka thënë se Bullgaria është vetëm një shkas i mosmarrjes së datës, dhe po sipas tij, ky shkas nuk është as i vërtetë për atë.

    “Ne disa herë radhazi dështuam të marrim datën për hapjen e negociatave, dhe normalisht që shteti e arsyetoi duke thënë se shkaku është Bullgaria, por ne mendojmë që Bullgaria është vetëm një shkas që nuk është shkaku i vërtetë i mosmarrjes së datës, pasi që ne vazhdojmë të kemi probleme dhe vazhdojmë të mos i realizojmë reformat të cilat na janë përcaktuar”, tha Snopçe.

    Deputeti nga radhët e LSDM-së, Dime Velkovski, u shpreh optimist se vendi më në fund do t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

    Siç tha ai, pret që përfundimisht të korrigjohet padrejtësia e shkaktuar në vitet e kaluara.

    “Besoj se jo vetëm që e meritojmë, por kemi nevojë edhe për integrim të plotë në BE të këtyre vendeve, në Ballkanin Perëndimor. Të drejtën për të qenë optimist ma jep edhe Holanda, e cila tha me vendosmëri se Maqedonia duhet t’i hapë negociatat. Besoj se padrejtësia që na është bërë ndër vite do të korrigjohet”, tha Velkovski.

    Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dajanço Eftimov, tha se politika e Sofjes zyrtare nuk është pengesa kryesore për fillimin e negociatave për anëtarësim, por se qeveria në Shkup ka vonesë në zbatimin e reformave të nevojshme.

    “Në vitin e fundit raportues, për vitin 2021, kemi notën mesatare prej 1.52. Asnjëherë nuk kemi pasur notë kaq të ulët sa i përket përparimit të kapitujve dhe harmonizimit të legjislacionit maqedonas me ligjin e BE-së dhe harmonizimit të kritereve të nevojshme. Kjo për shkak se qeveria nuk i bën reformat”, tha Eftimov.

    Deputetja Arta Bilalli Zendeli nga BDI-ja, mendon që jemi më afër se kurrë largimit të vetos bullgare.

    Ajo tha se është e bindur se nëse mbetet kjo Qeveri që është në Bullgari, do të jetë shumë më lehtë.

    “Është e vërtetë se një rekomandim pozitiv RMV e ka marrë para disa vitesh, por atëherë ndodhi ndryshimi i metodologjisë me propozim të Francës dhe prej atëherë doli në pah edhe vetoja Bullgare. Duke pasur parasysh zhvillimet e fundit me koalicionin qeverisës, deputetët e të tjerat në Bullgari, mendoj se shihet se ka qenë një vullnet për ta hequr veton. Por prapë mendoj se jemi më afër se kurrë largimit të vetos bullgare, nëse mbetet kjo qeveri në Bullgari do të jetë shumë më e lehtë”, tha ajo. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Imeri: Propozimi francez nuk pritet të kaloj në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Lajçak: E ardhmja e Europës është me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtarë të BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë