Importi i grurit | Lufta ndryshoi çmimet dhe vendet e tregtisë

    Shqipëria ka vijuar të furnizohet me grurë, por këtë vit lufta ka ndryshuar gjeografinë e importeve  dhe çmimet me të cilat e kemi siguruar atë.

    Dy muajt e parë u furnizuam nga Rusia dhe Ukraina, ndërsa më pas kanë hyrë dhe vende të reja

    “Kemi kohë që kontratat e reja janë bërë me shtetet si Rumani, Bullgaria, Serbia fatmirësisht është edhe Franca në lojë”tha Adi Haxhiymeri, importues gruri.

    Por ky treg nuk është i sigurt. Pasi lufta në Ukrainë ndryshoi lojën e të bërit tregti.

     “Në kushte të tilla nuk ka as blerës dhe as shitës që bëjnë kontrata afatgjata, sepse nuk e dinë se çfarë do të ndodhi me çmimet”, tha Haxhiymeri.

    Nga shifrat shihet se Shqipëria është furnizuar vetëm nga tre muajt e fundit nga Mali I Zi, një muaj të vetëm nga Kroacia dhe nga Rumania.

    Ndërkohë, konstantja mbetet Serbia, me të cilën në muajin prill morëm një sasi rekord, gati 14 mijë e 700 ton, që zëvendësoi pothuajse plotësisht importet e grurit nga Rusia dhe Ukraina.

    Prodhuesi i miellit, Avni Nela thotë se Shqipëria e ka kalaur pjesën më të vështirë të furnizimit, por  në fillimin e vitit 2023 do të përballemi me një tjetër sfidë.

    “Në këtë periudhë kohë do të fillojnë dhe korrjet e prodhimit të vendit. Deri në nëntor ne punojmë me korrjet e vendit”, tha Avni Nela, prodhues mielli.

    “Në periudhën pas nëntorit, dhjetorit, janarit atëherë është pjesa e vështirë, sepse nëse nuk marrim nga Rusia, Ukraina nuk e dinë tregtarët në ç’lloj tregjesh do të futen. Unë kësaj radhe kam marrë grurë rus nëpërmjet francezëve, vetëm se vjen më çmim më të shtrenjtë.“

    Në muajin maj vendi i është rikthyer furnizimit me grurë nga Rusia, ku mori 6 mijë ton, ndërsa pjesa tjetër është kompensuar nga Serbia dhe Mali i Zi. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Përplasja e re midis Turqisë dhe Greqisë, një problem serioz për NATO-n

    Lajmi i rradhës

    Mësimdhënësit në Maqedoni do të kenë paga të larta, por do të mbeten pa nxënës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë