Inspektorati jep urdhër që UKM të mos kërkojë më nga studentët deklarata

    Inspektorati Shtetëror i Arsimit i dha urdhër Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” që të mos kërkojë më nga studentët deklarata se nuk do të konkurrojnë në ndonjë Universitetet tjetër. Veprimi i tillë është në kundërshtim me Ligjin për Arsim të Lartë, theksojnë nga Inspektorati.

    Inspektorati për Arsim kreu inspektim të jashtëzakonshëm në Universitetin e Shkupit pas alarmimit nga Alsat se studentëve u kërkohet të firmosin deklaratë me përgjegjësi morale dhe penale se nuk do të aplikojnë paralelisht në asnjërin nga universitetet e tjera të vendit.

    Inspektorati gjithashtu ka urdhëruar që të mos kërkohet as deklarata se studentët nuk do t’i kërkojnë dokumentet origjinale që dorëzojnë gjatë aplikimit për të paktën tre muaj, pasi edhe një gjë e tillë është joligjore.

    Lajmi Paraprak

    Të enjten shpallet gjendje e krizës energjetike

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit të interesuar për orë plotësuese

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë