Interpretimi i Dautit për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në RMV

    Ilire Dauti, deputete e ASh

    Deputetja e ASh Sela, Ilire Dauti në Click Plus, tha se VLEN dhe BDI bëjnë garë kush është e keqja më e madhe. Dauti mes tjerash, theksoi se VLEN dhe BDI janë një brumë.

    “Skena në politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut e mat të keqen. Tani gara bëhet në mes VLEN-it dhe BDI-së kush është e keqja më e madhe. Ky është debati. Këto thonë ju se keni bë, këto thonë pse se keni bërë ju edhe ne ja tani nuk e bëjmë. Realisht masim të keqen. Tani duhet me e gjetë cila është e keqja më e madhe”, u shpreh mes tjerash deputetja e ASh-së, Ilire Dauti.

    A është gjuha shqipe zyrtare në Maqedoni?

    “Doni një vërtetësi, jo më larg se dje. Do të ndalej seanca po të mos ishte gjuha shqipe zyrtare? Kërkesa ime ishte e prerë që materialet t’i kem në gjuhën shqipe”, kështu deklaroi deputetja e Aleancës për Shqiptarët, kur u pyet për gjuhën shqipe.

    Dauti theksoi se Ligji për përdorimin e gjuhëve i obligon institucionet shtetërore që ta implementojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit.

    “Ligji për përdorimin e gjuhëve ka dispozitë ku i obligon institucionet shtetërore që ta implementojnë dhe të krijojnë kushte për zbatimin e ligjit. Ka pas një nen tjetër, i cili ka qenë shumë i kontestueshëm nga pala tjetër, por me gjithatë është pjesë e ligjit dhe që thotë se ata institucione dhe organe shtetërore të cilët nuk do t’i harmonizojnë ligjet tjera me atë do të vlejnë ligjet e ligjit në fjalë, dmth ligjit për përdorimin e gjuhëve”, shtoi Dauti.


    Lajmi Paraprak

    Nga Hëna te jurisprudenca: kontrasti ynë real

    Lajmi i rradhës

    Tri gjëra që do të përcaktojnë nëse armëpushimi ShBA‑Iran do të çojë në paqe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë