
Tentim i Besart Ibraimit të Shkëndijës për të shënuar gol në lojën kundër Vardarit që u mbyll me rezultat 0-2 më 23 tetor 2016. Foto: Lirim Shabani
Gazetar: Lirim Shabani
Këtë të diel luhen ndeshjet e fundit futbollistike të kampionatit të sivjetëm të Ligës së Parë Futbollistike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në Tetovë përballen Shkëndija dhe Shkupi, dy të parat e këtij sezoni. Kuqezinjtë kanë arritur në 74 pikë, ndërkaq shkupjanët në 58 pikë.
Me këtë rast, Shkëndija do të shpallet edhe zyrtarisht kampione e sivjetme, rezultat që e arrin për të katërtën herë.
Pa dyshim se ky sukses i Shkëndijës vjen si rezultat i një sponsori të fuqishëm dhe serioz si Ecolog, duke mos e lënë anash përkrahjen e zjarrtë të shqiptarëve në tribuna, e sidomos të Ballistëve.
Për një klub, stabiliteti financiar është parakusht i suksesit, prandaj Shkëndija me Ecologun ka treguar qëndrueshmëri të lartë, krahasuar me lëkundjet e mëhershme kur klubi forcohej që të rrëzohej sërish.
Për më tepër, Nistori ju sjell rrugëtimin e përbashkët 2013-2021 të Shkëndijës dhe të Ballistëve nën shoqërinë e Ecologut. /Nistori/















