INVESTIMET KAPITALE | Kujdes jo i mirë për paratë!

    Ekonomistët me vite alarmojnë për një praktikë të gabuar të shkurtimit të investimeve kapitale që dëmton zhvillimin më të madh ekonomik të vendit, por edhe rrit kostot shtesë. Shqetësimin për një praktikë të tillë së fundmi e ka ngritur edhe institucioni i Revizorit Shtetëror. Kreu i këtij institucioni Maksim Acevski thotë se është e palejueshme që institucionet të kenë zero realizim të investimeve kapitale. 

    “Nuk mund të luash, të planifikosh dhe të kesh zero realizim. Kjo do të thotë, ose kjo vendoset sa për sy e faqe që të thoni se keni diçka dhe në fund nuk keni realizim fare”, thotë Maksim Acevski, kryerevizori shtetëror.

    “Çdo ditë jemi të ngarkuar me informacione të caktuara që tregojnë për shfrytëzim jo adekuat të mjeteve publike, ku si pasojë vijmë deri te reduktimi i mjeteve të caktuara buxhetore për investime të caktuara kapitale. Pra , duhet të kujdesemi më mirë për menaxhimin e investimeve kapitale në mënyrë më të përshtatshme dhe më cilësore”, shton Acevski.

    Pasojat e kë saj, shton ai, mund t’i shikoni tek marrëveshja për autostradën Kërçovë-Ohër, ku edhe personalisht mund të bindeni se si është situata. Pastaj në Spitalin klinik në Shtip, që nga viti 2006, pas shtatë vitesh, kemi ndërprerje të kontratës. Shpesh flasim, se mirë këto janë vetëm mjetet, ku qytetarë të caktuar, kompetencat i shohin vetëm në efektin financiar, por a duhet t’i shikojmë gjërat kështu? Çfarë kemi tani nga spitali, kontratë të shkëputur dhe padi, A kemi spital , nuk kemi, a kemi shërbim cilësor në këtë pjesë, nuk kemi.

    “Nga ana tjetër, në klinikat në Shkup kemi një fluks të qytetarëve, që shkakton shërbim të zvogëluar dhe jo cilësor për qytetarët, sepse nëse mjeku duhet t’i kushtojë 30 minuta një pacienti, ai tani ka më shumë pacientë. Pastaj ju keni hekurudhën e Korridorit 8, pra keni fazën e dytë, a kemi hekurudhë?! Jemi duke u përballur me një situatë në të cilën kemi shpenzime dhe gjoba të paguara për kredi të pashpenzuara, apo që nuk janë tërhequr”, konstaton Acevski.

    Nga ky institucion bëjnë edhe pyetjen pse dikush po lejon që të mos tërhiqen më koha fondet apo pse nuk kemi planifikim të mirë të investimeve kapitale. Për këtë ekzistojnë më shumë shembuj si pagesa anësore të paguara për këstet e pa tërhequra të kredisë për hekurudhën Kumanovë-Bullgare, ku shteti ka paguan mbi 4 milionë euro, apo për ndërtimin e gazsjellësit, ku shteti ka paguar afër 4 milionë euro. euro. Pra bë het fjalë për para të paguara për kreditë që nuk janë përdorur në kohë.

    Për shpenzimin joracional dhe me nikoqirllëk më të madh të një pjese të të hollave publike flasin edhe analizat e Revizionit për vitet e mëparshme. Vetëm në vitin 2021 janë konstatuar parregullsi në 96 milionë eurot që institucionet shtetërore kanë shpenzuar përmes Prokurimit Publik. Gjithashtu iInstitucionet shpenzuan mbi 21 milionë euro kundër ligjit.

    Në mesin e 68 auditimeve që ky institucion i ka realizuar në vitin 2021 është edhe auditimi për investime kapitale, ku janë konstatuar një sërë parregullsish. Me auditimin e kryer janë konstatuar parregullsi në mënyrën e planifikimit të vetë investimeve, monitorimin dhe shfrytëzimin në kohë të fondeve të vëna në dispozicion për shfrytëzimin e investimeve kapitale dhe e gjithë kjo shkakton derdhje të harxhimeve të diskutueshme nga Buxheti i Shtetit, si pasojë e përdorimit jo me kohë të kredive.

    Nga auditimi rezulton se çmimi i autostradës historike Kërçovë-Ohër po rritet ndjeshëm përmes pesë anekseve të nënshkruara në periudhën 2018-2020. Nëse autostrada ishte planifikuar fillimisht të kushtonte 411 milionë euro, me anekset aktuale çmimi i saj është gati 600 milionë. Por, Auditit Shtetëror paralajmëron se ekziston rreziku që nëse afati zgjatet , ai të kushtojë 38 milionë euro shtesë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Forbes publikon listën e futbollistëve më të paguar në botë

    Lajmi i rradhës

    Prona e sekuestruar e Gruevskit do të nxirret në shitje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë