EUROINTEGRIME / Zendeli: të insistojmë deri në fund që të mos shkëputemi nga Shqipëria

    “Kontaktet që i kemi me deputetë të VMRO-DPMNE-së ndonjëherë na e japin përshtypjen se ndryshimet kushtetuese janë shumë afër, por ndonjëherë edhe se janë shumë larg”.

    Kështu deputetja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli shprehu rezervën e saj se mund të kemi një miratim të ndryshimeve kushtetuese para zgjedhjeve parlamentare.

    Ajo në “10 minuta” në TV21 kujtoi procesin e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria në rrugën drejt NATO-s. Sipas saj, kjo ndarje i ka zgjatur rrugën Maqedonisë në integrimin edhe në aleancën atlantike.

    “Duhet të institojmë deri në fund që të mos shkëputemi nga pakoja me Shqipërinë”, tha Bilalli Zendeli.

    Ministri i ASh-së i porositi të bëhen “update”, deputetja e BDI-së ia kthen me “elegancë”

    Nuk janë të rralla deklaratat e përfaqësuesve të Aleancës për Shqiptarët kur thumbojnë BDI-në, por pjesëtarë të kësaj fundit zgjedhin t’ua kthejnë me “elegancë”. Ngjashëm bëri edhe deputetja e integristëve Arta Bilalli Zendeli.

    Ajo tha se do ta pyes Azir Aliun se çfarë ka dashur të thotë me deklaratën se “BDI duhet të bëhet update”, në seancën e pyetjeve të deputetëve në Kuvend, ndërkaq shtoi se ka përshtypjen se si ata si deputetë, edhe ministrat kanë dallime të vogla në qëndrimet e tyre.

    “Për shqiptarët dielli lind në perëndim” – deputetja e BDI-së e bindur se shqiptarët do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese

    Deputetja e BDI-së, ka folur për qëndrimin e deputetëve shqiptarë karshi procesit të ndryshimeve kushtetuese. Ajo tha se shqiptarët gjithmonë janë nisur nga thënia e rilindasit, Sami Frashëri, “që për shqiptarët dielli lind në perëndim”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kriza ekonomike, rezultat i gabimeve të Qeverisë

    Lajmi i rradhës

    Islam Alijaj zgjidhet deputet i parlamentit të Zvicrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë